Një i ri takon mësuesin e tij:

“A më mbani mend?”

Jo I thotë plaku. I riu i tregon se kishte qënë nxënësi i tij dhe mësuesi e pyet:

“Po ju çfarë punoni tani?” I riu përgjigjet me krenari

“Epo, edhe unë u bëra mësues.”

“Ah, sa mirë, si unë?” pyet plaku.

“Po. Në fakt, ju më frymëzuat të bëhesha mësues.”

Plaku, kureshtar, e pyet të riun pse pikërisht ai e kishte frymëzuar për tu bëra mësues. Dhe i riu i tregon historinë e mëposhtme:

“Një ditë, një shoku im student, erdhi me një orë të re të bukur ku më mbetën sytë dhe pa e mendur shumë ia vodha tinëzisht.

Shoku, menjëherë sapo vuri re se i mungonte ora, u ankua te mësuesi ynë, që ishit ju. Ju i thatë klasës: ‘Këtij studenti dikush ia vodhi orën këtu në klasë gjatë mësimit. Kushdo që e ka vjedhur, iu lutem ta kthejë.

Natyrisht unë nuk ia ktheva sepse e doja për vete. Mbyllët derën dhe na thatë të gjithëve të ngriheshim dhe të formonim një rreth. Do të na kontrollonit një nga një xhepat derisa të gjendej ora, por më një kusht që ne të gjithë studentët të mbyllnim sytë. Sigurisht vepruam sipas udhëzimeve.

Filluat kontrollin nga xhepi në xhep dhe kur erdhët tek unë, ju e gjetet orën dhe e moret. Por nuk e ndaluat kontrollin vazhduat të kërkoni deri tek studenti i fundit dhe kur mbaruat thatë ‘hapni sytë. Ora u gjënd.’

Nuk më nxorret mua dhe nuk e përmendet kurrë episodin. Nuk e thatë kurrë as kush e vodhi orën. Atë ditë më shpëtuat përgjithmonë dinjitetin. Ishte dita më e turpshme e jetës sime.

Por kjo është edhe dita kur vendosa të mos bëhesha hajdut, njeri me vese. NukNjë keni thënë asgjë, as nuk më keni qortuar duke më marrë mënjanë për të më bërë moral.

Por e mora mesazhin tuaj qartë.

Falë jush, kuptova se çfarë duhet të bëjë një edukator i vërtetë.

A ju kujtohet ky episod profesor?

Profesori plak u përgjigj: ‘Po, më kujtohet situata me orën e vjedhur, të cilën e kërkoja në xhepin e gjithësecilt. Nuk të mbaj mend as ty, sepse edhe unë ii kisha mbyllur sytë kur kontrolloja”.

Thelbi i mësimdhënies: Nëse për të korrigjuar dikë e poshtroni; atëherë nuk dini të mësoni.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here