Gjatë Mesjetës së vonë, pjesët veriore por dhe jugore të Arbërisë sundoheshin nga një familje shumë e fuqishme arbërore, Balshajt, që sundonin Zetën duke përfshirë qytetet e Shkodrës, Ulqinit, Drishtit, Prizrenit.

Familja fisnike e Balshajve ishte aq e fuqishme sa mundën të prodhonin dhe monedhat e tyre nga viti 1372 deri në vitin 1420 dhe njihen 11 lloje të monedhave të tyre, në disa variante. Në Statutin e Korçulës ato përmenden si: “rossi Balse vel voc” (groshi i Balshajve me një ujk). Monedhat e tyre prodhoheshin në Prizren (1372-1378), Shkodër (deri në 1392) dhe më pas në Ulqin dhe Tivar.

📸 Në fotografi mund të shikoni një monedhë e cila i përket Gjergj II Balshës e gjetur në Ulqin. Në të mund të lexohet mbishkrimi “Georgium Balsa” (Gjergj Balsha). Monedha gjithashtu ka një stemë karakteristike të familjes: një mburojë me kokë ujku (koka e ujkut shfaqet gjithashtu në pllaka, unaza, vula etj).

Sipas Statutit të Korçulës (1424), 24 njësi të parave veneciane ishin me vlerë 30 monedha të Balshajve (groshi).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here