Në një meteorit që ka rënë në Britaninë e Madhe është zbuluar për herë të parë ujë jashtëtokësor.

Meteoriti ra në një rruginë në Gloucestershire në Shkurt dhe mendohet se përmban të dhëna për prejardhjen e oqeaneve të pafundme të Tokës.

Rreth 12% e mostrës hapësinore është e përbërë nga uji, i cili ka një ngjashmëri të lartë me ujin që gjendet në oqeanet e planetit tonë. Ashley King, një kërkues nga Muzeu i Historisë së Natyrës, thotë se guri 0.5 kilogramë u mor shpejt nga skuadra, gjë që evitoi kontaktin me lëndën dhe ujin e Tokës.

“Kompozimi i ujit në këtë meteorit mund të nënkuptojë se asteroidet ishin, me shumë gjasa, burimi kryesor i ujit në sistemin e brendshëm diellor, në Tokë. Më parë kemi pasur asteroide që ngjasonin në këtë pikë me Tokën. Por tani kemi një meteorit të freskët dhe të paprekur nga materia e saj”.

Meteoriti mendohet se është shkëputur nga një asteroid pranë Jupiterit. Shkencëtarët besojnë se është formuar 4.6 miliardë vjet më parë dhe i janë dashur 350.000 vite për të mbërritur në Tokë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here