NGA: GJON KEKA
Në kohët antike, ka patur tregime të ndryshme se si njerëzit ,luftëtarët, mbretërit, princat etj, kanë qenë të lidhur më kafshët e tyre që ata i kishin në shërbim të tyre personal,për shembull me kuaj që kanë patur beteja në luftëra të ndryshme etj.
Shpesh disa nga ngjarjet që nga antikiteti e deri në mesjetë u atribuohen nga njerëzit për shkaqe të mbinatyrshme. Vdekja e luftëtarëve të dalluar në veçanti shoqërohet pothuajse gjithmonë me një dukuri të çuditshme. Kafshët që u shërbejnë zakonisht ngordhin, pasi shumë shpejt ata e përçmojnë ushqimin e tyre dhe dëshirojnë të kenë mall për zotërinë e tyre.
Sikur mësojmë nga bashkohësit e tij ,kronistët etj, edhe kali i mbretit arbëror Gjergj Kastrioti nuk lejojë askënd tjetër t’i vendosej në shpinë derisa të vdiste edhe ai, dhe nuk donte asnjë nga ushqimet që i ofroheshin. Kjo në fakt tregon për lidhshmërinë e tij me të zotin e tij, një lidhshmëri kjo e natyrshme