6.1 C
Pristina
Tuesday, March 2, 2021
Home RETROSPEKTIVË Amerika në sytë e atij që parashikoi se do të bëhej superfuqi

Amerika në sytë e atij që parashikoi se do të bëhej superfuqi

“Në Amerikë unë pashë më shumë se Amerikën. Unë kërkova imazhin e vetë demokracisë, me të gjitha prirjet e saj, karakterin e paragjykimet dhe pasionet, me qëllim për të mësuar çfarë duhet t’i trëmbemi apo të shpresojmë nga zhvillimi i saj.”

Alexis de Tocqueville

Alexis de Tocqueville aristokrat francez,historian e diplomat vizitoi
Amerikën në vitin 1831, dmth reth 50 vjet pasi Xhefersoni pa Parisin për herë të parë. Ai erdhi në Amerikë me qëllim që siç shkruante ai,
“të ekzaminonte në detaje shoqërinë amerikane, mekanizmin e saj,
për të cilën flet secili por askush nuk e njeh.” Tocqueville kaloi 9 muaj
në SHBA në kërkim të esencës amerikane. Ai shkoi nga veriu në jug,
nga lindja në perëndim por shumicën e kohës e kaloi në Boston, Nju
Jork dhe Filadelfia. Tocqueville intervistoi presidentë, avokatë,
bankjerë, politikanë, qytetarë të thjeshtë. U takua edhe me Charles
Carroll nga Merilendi, delegatin e mbledhjes për pavarësi 54 vjet të
shkuara, që pat firmosur Deklaratën (1776) që ishte ende gjallë.
Alexis de Tocqueville i shkroi përshtypjet e tij në një libër me dy
volume me titull “Demokracia në Amerikë.”
“Demokracia në Amerikë” si studim mbi Amerikën, u bë shumë i
njohur sepse fliste mbi institucionet e saj politike, mbi çështje të
besimit, shtypit, strukturës klasore, racizmit dhe rolit të qeverisë në
çështje të rëndësishme për atë kohë por që vlejnë edhe për kohën e
sotme. “Demokracia në Amerikë” vazhdon te jetë nga librat më të
cituar nga historianët e politikanët edhe në ditët tona.
Pavarësisht nga mosaprovimi që i bënte skllavërisë, Tocqueville
besonte se barazia shoqërore dhe politike ishin parim udhëheqës në
jetën amerikane.

“Avantazhi më i madh i amerikanëve, shkruante ai, është se ata kanë lindur të barabartë. Në familjen amerikaneautoriteti patriarkal është reduktuar pothuaj në zero. Me kalimin e periudhës se fëmijërisë, barazia e bashkë me të edhe liria e pavarësia u jepen fëmijëve që nga i pari deri tek i fundit, djem e vajza. Një trajtim i tillë jo vetëm që prodhon një pjekuri të shpejtë dhe vetbesim tek të rinjtë por edhe forcon lidhjet midis djalit dhe babait, nënës dhe vajzës, vëllezërve në mes tyre.”Lidhur me besimin fetar në Amerikë ai shkroi:

“Në Francë unë kamparë gjithmonë shpirtin fetar dhe shpirtin e lirisë duke ecur në drejtime të kundërta, por në Amerikë unë i gjeta ato të bashkuara imtësisht. Tocqueville shkruante se “ndërsa ligji i lejon amerikanët të bëjnë çfarë u pëlqen, besimi i ndalon ata të gënjejnë e të bëjnë akte të padrejta.”Atij i bëri përshtypje arsimimi amerikan i vulosur nga karakteri i tij demokratik. Shkolla ishte bërë e mundur për të gjithë. “Çdo njeri ishte i lirë për të ndjekur një shkollë publike si t’i pëlqente, shkruanteai, por shkolla është vetëm një pjesë e sistemit arsimor. Qytetari i
Shteteve të Bashkuara,nuk e fiton praktikën shkencore nga librat.
Amerikani mëson t’i njohë ligjet si pjesmarrës aktiv në aktin
legjislativ dhe mëson artin e qeverisjes gjatë procesit të qeverisjes.”
Fisnikut francez i ra në sy që populli amerikan ishte një popull i
palodhur dhe krejt i lirë në vendimet që merrte për jetën e tij.”Në Shtetet e Bashkuara, njeriu ndërton një shtëpi për pleqërinë e tij
dhe e shet atë para se t’i vërë çatinë, mbjell kopështin dhe e le
pikërisht kur pemët po lidhin frutat, e mbjell arën dhe një tjetër vjen
dhe e korr, fillon një zanat të cilin më pas e ndërron, ngulet në një
vënd të cilin e braktis për të shkuar diku tjetër.”Francezit Tocqueville i bëri përshtypje rritja e shpejtë e qyteteve të
reja amerikane. Ai pa rrugë që ende s’u ishin vënë emra, shtëpi që
nuk kishin ende numra tek dyert e ndërtesa të shumta që ishin në
ndërtim e sipër pa ndonjç plan ndërtimi por imazhi i industrisë dhe punës ishte dukshëm në çdo hap, shkruante ai. Në kryeqytetin e vendit, në Washington D.C., ai pa nga afër se si
punonin institucionet qeveritare, kongresi amerikan, madje takoi
vetë presidentin Endrju Xhekson. Ai shkroi se kryeqytetit dhe presidentit i mungonte ajo madhështi dhe autoritet që kishte imagjinuar ai.

“Qeveria, shkruante Tocqeuville, mirëpret ndihmë nga kushdo që
është i talentuar dhe i aftë. Brenda kufijve të Unionit (shtetit
amerikan) mbretëron paqja si brënda zemrës se një perandorie të
madhe. Jashtë ai renditet krahas vëndeve më të fuqishëm në botë..Në
“Botën e Re”, njeriu veç vetvetes nuk ka armik tjetër. Me qëllim që
të jetë i lumtur dhe i lirë ai mjafton të vendosë për të qenë i tillë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këto janë 11 sekretet e mëdha që fsheh trupi juaj

Njerëzit kanë punuar për të njohur natyrën e tyre për shekuj, por ne ende nuk dimë gjithçka për racën tonë.

Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen...

Zbuloni 4 arsyet më të pazakonta se pse është mirë të pini kafe

Nëse asgjë në botë nuk mund ta tejkalojë erën e kafesë së sapo përgatitur, ju ndoshta jeni pak...

Ju zë shpesh lemza, ja çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj

Lemza shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës.Ky kontraktim ndodh në të njëjtën kohë...

Recent Comments