6.1 C
Pristina
Saturday, February 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Francezi që u magjeps me veshjet shqiptare

Francezi që u magjeps me veshjet shqiptare

Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.

Jean-Léon Gérôme (1824-1904), piktori dhe skulptori që lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris, do të lintë një sërë pikturash me motive nga veshja shqiptare. Gjatë udhëtimit të vitit 1856 në Egjipt, në shqoqërinë e mikut të tij, skulptorit Auguste Bartholdi (1834-1904, i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i satujës së Lirisë, në Nju Jork), u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Udhëtimi pati një ndikim të rëndësishëm në veprat e tij të mëvonshme, duke e bërë shumë të suksesshëm atë, si piktor i motiveve dhe temave orientale.

Me temë nga Linjda, udhëtimi vendimtar që do të shenjonte punët e artistit, veprat e kësaj natyre zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij. Siç e theksuam, ai vizitoi Egjiptin e shekullit XIX, asokohe pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare, të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Në të tilla rrethana, shumë shqiptarë, më së shumti jeniçerë, ishin vendosur në brigjet e Nilit.

Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.

Gerome, deri në fund të jetës vazhdoi të hidhte në telajo tematikën shqiptare, piktura që po i risjellim në vëmendje:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

​Shkaku i rënies së madhe të numrit të insekteve mund të jetë rrezatimi i celularëve

Rrezatimi i telefonit celular mund të kontribuojë në rënien e mprehtë të popullatave të insekteve që janë parë vitet e fundit në...

Çfarë do të ndodhte me botën nëse do të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda?

Merrni frymë thellë, ndiheni të kënaqur?Ajo që po merrni frymë është oksigjeni, që zë afërsisht 21% të atmosferës...

Disa nga kafshët që i përkasin njëri-tjetrit përgjithmonë

Kemi hasur në shumë pamje të cilat kanë treguar dashurinë e kafshëve për njëri-tjetrin, por edhe për njerëzit, transmeton lajmi.net.

A është kjo dëshmia se Aleksandri i Madh ishte ilir?

A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike? Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të...

Recent Comments