Arkeologji/Afërdita (terrakotë)

I gjetur në qytetin antik të Apolonisë, objekti qëndron i ekspozuar në stendat e Pavijonit të Arkeologjisë të Muzeut Historik Fier. Duke gjykuar trajtimin e saj artistik dhe përmasat mendohet se kjo vepër është krijuar në shek. III pk. Ajo është një terrakotë balte që paraqet perëndeshën Afërdita, kulti i së cilës ishte i vlerësuar edhe në Apoloni. Krahas paraqitjes në simbole monedhash, mbishkrime dhe stela funerare, Afërditës, i ishte dedikuar edhe një nga tempujt e rëndësishëm të këtij qyteti.

Sipas mitologjisë, Afërdita, ishte bija e Zeusit dhe Artemisës e cila kishte lindur nga shkuma e valëve të detit. Si perëndesha e bukurisë dhe e dashurisë, ajo njihej edhe si mbrojtëse e florës dhe faunës, ku disa bimë dhe specie i dedikoheshin në mënyrë të veçantë asaj.

© Muzeu Historik Fier

May be an image of sculpture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here