Në foto mund të shikoni letrën e traktatit të paqes e cila mban datën 30 janar të vitit 1413, e shkruar në Tivar, ku zoti arbër Balsha III i cili sundoi Zetën nga viti 1403 deri në vitin 1421, konfirmon traktatin e paqes me Venedikun, e negociuar në emër të tij nga Sandali, Duka i Madh i Bosnjës.
Letra është shkruar në pergamenë në gjuhën mesjetare italiane dhe është në gjendje tepër të mirë. Ajo rruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut dhe ka dimensione 310 mm × 340 mm.
Poshtë letrës mund të shikoni dhe vulën e Balshajve në dyll të gjelbërt që mban stemën e tyre, ujkun. Një tjetër fakt interesant është që në gjithë letrën, askund nuk gjendet i shkruar termi sllav i Balshajve, por vetëm ai shqiptar (Balsa).
Fjalia e fundit në letër mban të shkruar datën e letrës, në të lexohet:
“Data in Antivari ad trenta zenaro MCCCCXIII, indictione sexta.”