Asgjë e Re, A mendoni se teknologjia po zhduk shkronjën “ë” nga alfabeti i gjuhës shqipe?
Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu rregullat e drejtshkrimit, të caktuara për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Shumë faktorë ndikojnë në “zhdukjen” e shkronjës me dy pika të vogla, por kryesori mbetet teknologjia dhe mjetet e saj.
Komisia Letrare e Shkodrës më 1917, përpiloi disa parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkruar, ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e shkronjës “ë” siç na e dëshmojnë dhe dokumentet më poshtë.