Emrin e Dalmatëve, Dalmatae Delmatae, dhe të Dalmacisë Dalmatia, Delmatia, si dhe emrin e qytetit Delminium, Dalmion në Iliri, të cilin Straboni (VII 315) e quan një pedíon melóboton “fushë që ushqen dhend”, gjithë këto emra Hahni (I 232) bashkë me Delvinën dhe me Delvinaqi është i pari që i krahason me shq. dele delme, délmér, “bari delesh”. Ky ekuacion u përsërit prej Tomaschekut, P. Skokut etj. Shtojmë se në Shqipëri kemi dhe Kalaja e Dalmacës në Veri.

FB: Thënie për shqiptarët

_________________________

Titulli: Studime gjuhësore: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike. Parashtesat. Vëllimi 3

Autori: Eqrem Çabej

Botues: Rilindja, Prishtinë 1976

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here