Nga Aurenc Bebja, Francë – 5 Shkurt 2022

“La Revue d’Orient” ka botuar, me 10 maj 1899, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me kërkesën e veçantë asokohe të parisë së Shkodrës drejtuar Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Energjia elektrike në Shqipëri – Sipas asaj që na thonë nga Kostandinopoja, disa të njohur në Shkodër të Shqipërisë i kanë kërkuar Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit të Shkodrës dhe brigjeve të tij me dritë elektrike, për të bërë të mundur lundrimin gjatë natës, ashtu siç është bërë me Kanalin e Suezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here