MBETJET E TRUPAVE U PËRDORËN PËR…

Një detaj tronditës është zbuluar nga një studim i kryer së fundmi.

Studimi është bërë mbi fatin e trupave të 20 mijë ushtarëve të cilët humbën jetën në betejën e Vaterlosë në Belgjikë.

Përfundimet e studimit treguan se eshtrat e ushtarëve dhe kuajve të tyre, janë përdorur si “qymyr” në fabrikat e sheqerit.

Më 18 qershor 1815, ushtritë anglo-prusiane nën komandën e Dukës së Wellingtonit dhe Marshallit Gebhard von Blücher triumfuan kundër ushtrisë së Napoleonit në fushën e Vaterlosë, në Belgjikë. Ishte një nga betejat më të përgjakshme në histori, një masakër ku u vranë të paktën 20,000 ushtarë nga të dyja palët.

Informacionet për betejën që i dha fund luftërave të Napoleonit janë të pafundme. Gjenerata të tëra historianësh kanë studiuar dhe zbuluar taktikat, episodet, gabimet, fazat e alternuara të betejës, por pavarësisht çdo studimi, për më shumë se dy shekuj një mister kishte mbetur i pazgjidhshëm; çfarë ndodhi me kufomat e të rënëve, si dhe kufomat e mijëra kuajve të vrarë në betejë nga të cilët nuk u gjet asnjë gjurmë?.

Vetëm një muaj më parë, eshtrat e një ushtari anglez dhe eshtrat e një kali u zbuluan nga një ekip arkeologësh në vendin e betejës, por zbulimi nuk solli ndonjë informacion të bujshëm.

Në zgjidhje të kësaj enigme ka ardhur në ndihmë studimi i dy historianëve, belgut Bernard Wilkin dhe gjermanit Robin Schafer, të cilët së bashku me arkeologun britanik Tony Pollard kanë dokumentuar një të vërtetë të bujshme dhe rrëqethëse: eshtrat e të vdekurve të Vaterlosë u zhdukën sepse ato u përdorën gjerësisht nga prodhuesit e sheqerit në Belgjikë si filtra për rafinimin dhe zbardhjen e sheqerit. Masakra mendohet të ketë ndodhur rreth viteve 1834 dhe 1860. Sipas studiuesve, një pjesë e eshtrave janë shndërruar edhe në plehra.

Hulumtimi, i cili do të publikohet në shtator, por rezultatet e të cilit janë parashikuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Daily Mail, mbështetet në dhjetëra dokumente të kohës deri më tani të paarritshme dhe të marra nga arkivat franceze, belge dhe gjermane, duke përfshirë artikuj nga gazeta, urdhra administrative, letra dhe dëshmi me shkrim.

“Kemi gjetur përgjigjen e një pyetjeje mbi dyqind vjeçare”, shpjegon Wilkin, sipas të cilit është zbulimi më interesant i bërë ndonjëherë në Vaterlo.

Kultivimi i panxharit në zonën e betejës u pasua menjëherë nga ndërtimi i dy fabrikave të mëdha të prodhimit të sheqerit. Një vit më pas në Belgjikë u liberalizua dhe shpërtheu tregtia e kockave të kafshëve, eshtrat e të cilëve të bluara dhe të djegura konsideroheshin shumë efektive si filtra për rafinimin dhe zbardhjen e produktit të papërpunuar.

Por fusha e betejës së Vaterlosë ishte një mundësi shumë e mirë për industrialistët që të kufizoheshin në mbetjet e kafshëve. Kështu, filloi përdhosja e varreve masive të gërmuara pas betejës.

Shumë gazeta nuk ngurruan të denonconin praktikën skandaloze: “Fshatarët e Vaterlosë skuqen nga turpi dhe neveria, kur shohin spekulatorë që shesin mbetje fisnike të shpërndara në fushën e betejës për t’i kthyer ato në qymyr kockash”, shkruante La Presse në një nga artikujt e cituar në studim.

Në 1835, gazeta The Independent shënonte: “Industrialistët kanë marrë leje për të hequr të vdekurit nga toka e nderit, për t’i kthyer eshtrat e heronjve në qymyr. Kjo është e mjaftueshme për të karakterizuar një epokë”.
Duke shkruar në Prager Tagesblatt, një udhëtar gjerman që kishte vizituar vendet, tha me shaka: “Përdorimi i mjaltit si ëmbëltues do t’ju kursejë rrezikun e tretjes së mbetjeve të stërgjyshit tuaj në kafe”.

Një tjetër dëshmi e cituar nga hulumtimi është ajo e Karl von Leonhard, një arkeolog i famshëm gjerman, i cili tregon në një letër se në vitin 1840 ka parë gropa të hapura plot me skelete njerëzish dhe kafshësh që po boshatiseshin. Një nga gërmuesit u mburr me të për vlerën e parave të eshtrave të gjeneralëve, të cilat “peshonin sa ato të kuajve”.

As masat e buta për të ndaluar praktikën sakrilegjioze nuk vlejtën shumë. Në fakt, dekreti me të cilin në vitin 1834 kryetari i bashkisë Braine-l’Alleud, një nga komunat e zonës së betejës, shpalli gërmime të paligjshme për mbledhjen e eshtrave, me dënime deri në një vit burg dhe 200 franga gjobë. Kërcimi vazhdoi për një kohë të gjatë. Studimi flet për afro 2000 tonë kocka njerëzish dhe kafshësh të zbuluara fushëbetejën e Vaterlosë dhe të shitura në industrinë e sheqerit.

Fabrika u mbyll në vitin 1860. Industria e sheqerit në Belgjikë përfundoi kur nuk kishte më kocka për të djegur. Për shkak të kësaj, arkeologët nuk kanë gjetur kurrë asgjë nga mbetjet e betejës. “Dulce et decorum est pro patria mori”, është e ëmbël dhe dinjitoze të vdesësh për vendin tënd, ka thënë Horaci. Në rastin e betejës së Vaterlosë, mbiemri “i ëmbël” u mor i mirëqenë, ndërsa dinjiteti u përdhos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here