Po punoni me zell në një fletë të Excel, duke u siguruar se të gjitha shifrat të jenë të sakta dhe gjithçka duket mure. Ju jeni një makinë: Nuk ka asgjë që mund të ju ndalojë drejt përmbushjes së kësaj detyre dhe drejt të bërit përshtypje tek shefi juaj.

Përveç një ndërprerjeje të rrymës e cila e fik kompjuterin tuaj para se ju të keni mundësinë e ruajtjes së dokumentit. Tani ju ose duhet që të filloni nga e para, ose të largoheni nga puna duke mos e kthyer më kokën pas.

Jo aq shpejt: Përderisa mos arritja e ruajtjes së punës tuaj mund të jetë pak e rrezikshme, humbja e një dokumenti të tillë nuk është një “dënim me vdekje” shkruan Life Hack. Nëse aksidentalisht ju ndodh që ta mbyllni një dokument të Office dhe që pa ndonjë arsye nuk e keni ruajtur, ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni për të nisur nga e para, transmeton Telegrafi.

Është një mënyrë e lehtë që ju ta ktheni dokumentin, duke përdorur një mjet të rikuperimit të integruar direkt në aplikacionin e Office që ju jeni duke përdorur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here