Asnjë turist nuk mund t’i afrohet më pemës më të madhe në botë, e cila është një sekuja 116 metra e lartë e quajtur Hyperion, e gjendur në Parkun Kombëtar Redwood të Kalifornisë. Shërbimi i Parkut Kombëtar (NPS) dhe agjencia federale amerikane që menaxhon parqet kombëtare, kanë deklaruar se kushdo që tenton të thyejë ndalimin mund të ketë gjoba që variojnë nga 5000 dollarë deri në gjashtë muaj bùrg.

Rregullat e reja u prezantuan nga autoritetet me shpresën për t’i ndalur turmat e alpinistëve të cilët prej kohësh kanë shkaktuar dëme të rëndësishme në pyll. “Si vizitor, ju duhet të vendosni nëse doni të ndihmoni ruajtjen e këtij peizazhi unik apo nëse doni të merrni pjesë në shkatërrimin e tij”, shkroi NPS në një deklaratë

“Nuk ka rrugë që të çon te Hyperion. Pema gjendet në një zonë të mbyllur dhe kalimi për të shkuar pranë saj rezulton në gjobë $5,000 dhe 6 muaj bùrg. Hyperion gjendet jashtë shtigjeve të kalimit dhe mes bimësisë së dendur prandaj duhet të çash mes bimësisë për të arritur te ajo”, thuhej më tej në deklaratë.

HYPERION në krahasim me pemët e tjera

“Vizitat nga turistët kishin një ndikim negativ mbi vegjetacionin dhe potencialisht mbi sistemin rrënjor të pemës që njerëzit duan të shohin”, shpjegoi ai në një intervistë Leonel Arguello, një nga menaxherët e Parkut Kombëtar Redwood. Sikur të mos mjaftonte kjo, shtoi Arguello, “kishte shumë mbeturina dhe njerëzit kishin krijuar shtigje anësore për të shkuar në banjë, duke hedhur vërdallë letrat e përdorura të higjienës dhe jashtëqitjet njerëzore: nuk është një skenë e mirë”.

Sipas NPS, paradoksi i çështjes është se vizioni i Hyperion është konsideruar të gjitha si një përvojë zhgënjyese. Edhe pse kjo pemë ka hyrë në librin e rekordeve, e vëzhguar nga poshtë madhësia e saj nuk është veçanërisht mbresëlënëse, veçanërisht kur krahasohet me atë të sekujave të tjera nga trungu më masiv i pranishëm në park. “Pamja e Hiperionit nuk është në lartësinë e saj”, përfundon deklarata zyrtare.

Hyperion është emëruar pas titanëve të mitologjisë greke dhe vlerësohet të jetë midis 600 dhe 800 vjeçe. Megjithatë, ajo është shumë më e re se pemët e tjera të gjalla me origjinë shumë të lashtë, të cilat kanë filluar të rriten 4000 vjet më parë./ Burimi: The New York Times | Përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here