Të udhëhequr nga një grup i quajtur Fondacioni i Urës Silesiane, një grupi gjuetarësh thesaresh u është dhënë leja që të nxjerrin nga gropa ku ishte fshehur një kuti hekuri që besohet se përmban 200 milion paund flori nazist.
Ky besohet të jetë thesari ku trupat e Hitlerit fshehën floririn e vjedhurpër të ngritur një Rajh të Katërt.
Në maj të këtij viti, grupi zbuloi një kuti metalike prej 5 metrash të groposur 10 metra nën sipërfaqe.
Duke postuar një video më 31 korrik, Roman Furmaniak, nga Fondacioni Silesian Bridge tha:
“Ne jemi të ngazëllyer të ndajmë me ju marrjen e lejes sonë të fundit të kërkuar për gërmimin përfundimtar të depozitave. 1 shtator! Data e madhe për një ditë të madhe! Gjërat po lëvizin, ne do të donim ta bënim atë sa hap e mbyll sytë, por po bëjmë aq sa mundemi. E kuptojmë padurimin tuaj dhe po bëjmë më të mirën me atë që kemi!’
I menduar të përfshijë të ashtuquajturin “Ari i Breslaut” i cili u zhduk nga selia e policisë në atë që tani është qyteti polak i Wroclaw, kutia mendohet të përfshijë gjithashtu bizhuteri dhe sende me vlerë nga koleksionet private të gjermanëve të pasur që jetonin në rajon.