Maçoku i racës Bengal, i cili ka moshë vetëm shtatë mujore, veçse ka filluar të ndjek aventurat e listës së dëshirave.

Këto aventura përfshijnë lundrimet me kajak, ngjitjet malore e edhe kalërimin.

Maçokut i pëlqen që të ndjek pronaren e saj, Lucy në të gjitha aventurat e saj, pavarësisht se a është ndonjë udhëtim në malet e Snowdonias ose lundrimi me anije nëpër liqene të ndryshme.

Lucy, një studente 22 vjeçare nga Llandudno, qytet në veri të Wales, tha se “Unë fillova lundrimet në Snowdonia me Bongon kur ai i kishte vetëm tre muaj”.

“Përderisa unë fillova të rrëmoj ai kërceu drejt e në anije, sikurse ai e dinte se ku po shkojmë”, vazhdoi ajo tregimin për Bongon.

“Kur vazhduam lundrimin, ai vetëm u ul dhe u relaksua, e pastaj filloi të shikonte të gjithë zogjtë, rosat dhe peshqit. Atij i pëlqen jashtë mase që të fut putrat e tij në ujë, dhe pastaj të filloi të shikoi nga larg”, thotë Lucy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here