6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KURIOZITETE A e dini se pse dhemb më shumë kur pritemi nga letra?

A e dini se pse dhemb më shumë kur pritemi nga letra?

Cila pjesë e trupit tonë ka më shumë gjasa të pritet nga letra? Përgjigjia është sigurisht gishtat. Ata janë mjaft të ndjeshëm dhe përmbajnë shumë fibra nervore të quajtura “receptorë dhimbjeje”.

Këto fibra nervore gjenden në numër të madh në gishta, në krahasim me pjesën tjetër të trupit tonë.

Letra zakonisht e pret lëkurën në mënyrë krejtësisht të parregullt, për faktin se është e hollë dhe shkërmoqet lehtë.

Prerja që shkakton është e vogël dhe shumë sipërfaqësore, gjë që shihet nga fakti se shumë herë nuk ka fare gjak. Të dyja këto luajnë një rol në dhimbje, shkruan abcnews.al.

Pa gjak, nervat nuk mbrohen rreth prerjes dhe ekspozohen ndaj ajrit dhe substancave të tjera që e irritojnë atë. Pra dhimbja është më e fortë dhe mund të zgjasë më gjatë. Prerja e cekët e çrregullt shkakton lezione të vogla në lëkurë, të cilat gjithashtu kontribuojnë në dhimbje.

Ekziston edhe faktori “nuk e prisja”, i cili zakonisht vlen për prerjen e letrës. Kur dikush përdor një thikë, është mjaft i kujdesshëm, diçka që nuk ndodh me letër. Nëse diçka na kap të papërgatitur, gjithmonë dhemb më shumë, qoftë fizikisht apo mendërisht. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Planetet dhurojnë spektakël në qiell

Radhiten në distancë ekzakte nga dielli, fenomeni i rrallë zgjat deri në fund të Qershorit Qielli dhuron spektakël. Fenomeni...

Hanibali, strategu që kaloi Alpet e Evropës me elefantë…

Shumë vjet kishin kalur që nga fitorja e romakëve mbi betejën e Zamës (202 pr.K), duke i dhënë kështu fund Luftës së...

Pse nuk duhet të pini ujë pas ushqimeve pikante

Kush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Të gjithë themi se durojmë kur i shijojmë, por na...

Video historike e At Zef Pllumit: “Prej nga i vjen e keqja shqiptarëve”

At Zef Pllumi është nga nga figurat me të ndritura shqiptare, i cili njohu çdo të mirë dhe të keqe të kombit...

Recent Comments