6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home SHKENCË/TECH BE merr vendimin: Portë USB-C për të gjitha pajisjet elektronike nga viti...

BE merr vendimin: Portë USB-C për të gjitha pajisjet elektronike nga viti 2024

Përflitej prej disa kohësh dhe tashmë është marrë vendimi. Të gjitha pajisjet elektronike në Europë do të kenë të njëjtën portë karikimi, modulin USB-C.

Vendimi është marrë nga Komiteti i Tregut të Brendshëm të Parlamentit Europian. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga Vjeshta e vitit 2024.

Karikuesi i përbashkët do të jetë për të gjithë telefonat inteligjentë, tabletat, kamerat dixhitale, konsolat e video-lojërave dhe çdo pajisje tjetër elektronike.

Tashmë prodhuesit e këtyre pajisjeve do të duhet që produktet e reja t’i përshtasin për tregun evropian me të njëjtën portë karikimi, USB-C.

Vjeshta e vitit 2024 është periudha kur parashikohet që Apple të hedhë në qarkullim iPhone 15 dhe ky model do të jetë i pari me portë karikimi USB-C. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments