Njerëzit modernë ecën mbi Tokë mbi 200.000 vite më parë, por ende nuk dimë shumë prej sekreteve të planetit. Megjithatë, më poshtë mund të gjeni 9 fakte të thjeshta që mund t’i mbani mend dhe të habisni këdo rreth jush.
- Rrjeta e merimangës është më e fortë se çeliku.
Fija e merimangës është më e fortë se sa çeliku për shkak të rezistencës nga shformimi dhe elasticiteti që ka. Rrjeta mund të shtrihet 2-4 herë nga përmasa e saj pa u shkëputur sepse zotëron karakteristikat më të mira të çelikut dhe gomës.
- Bufët nuk kanë zgavra sysh.
Bufët kanë tuba ose cilindra prandaj sytë e tyre mbeten të palëvizshëm. Ata mbahen nga strukturat kockore të kafkës, madje sytë e tyre mund të shihen përmes veshëve.
- Bretkosat kanë dhëmbë.
Bretkosat mishngrënëse kanë dhëmbë në të dyja nofullat e tyre. dhëmbët janë të vegjël, jo më shumë se gjysmë milimetri, me formë konike dhe ndërrohen vazhdimisht.
- Balenat flenë vertikalisht.
Balenat nuk lëvizin gjatë gjumit të tyre në pozicion vertikal. Besohet se flenë me njërin sy gjysmë të hapur dhe një pjesë e trurit të tyre qëndron zgjuar. Janë gjitarët që flenë më pak, vetëm 10-15 minuta në ditë.
- Mollët, patatet dhe qepët kanë të njëjtën shije.
Mund të mos duket aspak kështu, por nëse mbyll hundën dhe i provon, nuk mund ta dallosh. Gjithashtu, qepët nxisin gjumin pasi reduktojnë stresin dhe ulin presionin e gjakut. Megjithatë, për disa njerëz mund të shkaktojë djegie në kraharor.
- Vidrat kapin putrat kur flenë.
Kur rrjedha e lumit nis të shpejtojë, vidrat kapin putrat me njëra-tjetrën gjatë gjumit që mos të ndahen. Meshkujt i kapin kështu femrat e tyre për t’iu treguar të tjerëve që ajo i përket atij.
- Qukapikët kanë gjuhë të gjatë.
Në të vërtetë, gjuha e një qukapiku është kaq e gjatë sa mund të lidhet rreth kokës së tij, varion nga 15-35 cm. Ajo shtrihet midis syve dhe vrimave të hundës, mblidhet pas kafkës dhe ndihmon mbrojtjen e trurit duke zvogëluar fërkimin.
- Kuajt mund të shohin thuajse në 360 gradë.
Vendndodhja e syve të tyre anash kokës iu jep këtë fushëpamje kaq të gjerë. Nda, atanuk kanë aspak vështirësi për të parë çka pas tyre, por i ndihmon edhe madhësia e syrit, që është më e madhja mes gjitarëve të kokës dhe gjatësia.
- Pëllumbat prodhojnë qumësht të rremë.
Duke qenë se nuk kanë gjëndra qumështi, ata prodhojnë ‘qumësht bimor’. Ruhet në një qeskë në fytin e të rriturve dhe është shumë i ushqyeshëm për të vegjlit./t