6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KËSHILLA Nuk ka rëndësi mosha e trupit, mëlçia mbetet 3 vjeç

Nuk ka rëndësi mosha e trupit, mëlçia mbetet 3 vjeç

Teksa ne plakemi, mëlçia jonë vazhdon të qëndrojë e re. Me anë të një metode të datimit radioaktiv, kërkuesit vlerësuan se mosha mesatare e mëlçisë është 3 vjeç. Disa qeliza jetojnë më gjatë se të tjerat, një gjetje që mund të ndihmojë në të ardhmen për të kuptuar më mirë sëmundjet e organit jetik, përfshirë kancerin.

Shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Dresden, Gjermani, grumbulluan të dhëna për jetëgjatësinë e qelizave të mëlçisë së 30 njerëzve që kishin ndërruar jetë për shkaqe të ndryshme, në grupmoshat 20-84 vjeç.

Duke analizuar nivelin e radiokarbonit në këto qeliza, e cila nëse ka sasi të larta të tij në ADN, është më e vjetër, ata përcaktuan moshën e tyre. por, pavarësisht moshës, tek të gjithë individët qelizat ishin të reja, thuajse në të njëjtat faza. Shumica e qelizave të mëlçisë zëvendësohen brenda një viti dhe ajo plaket deri në 3 vjet.

Dihet që mëlçia shërohet shpejt dhe kjo është thelbësore për një organ që filtron toksinat e organizmit tonë, por ende nuk është e qartë mënyra dhe nëse kjo aftësi zbehet me kohën. Ndërsa plakemi, ndodhin edhe ndryshime të tjera në mëlçi.

Disa prej qelizave mund të kenë më shumë se dy çifte kromozomesh dhe të funksionojnë shkëlqyeshëm, por edhe jetojnë më gjatë se të tjera – deri në një dekadë. Shkencëtarët dyshojnë se kjo mund të jetë arsyeja pse mëlçia qëndron e shëndetshme, por edhe e sëmundjeve të saj.

Ndonëse këto kërkime duhet të konfirmohen edhe nga ekipe të tjera, është i harmonizuar me një studim më herët gjatë këtij viti për trurin. Në të thuhej se disa qeliza të tij mund të vetërigjenerohen ndërsa plakemi, një tezë që tashmë është mbështetur nga studime të mëtejme./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Recent Comments