Plaçkitja e Romës: Vandalët hyjnë në Romë dhe plaçkisin qytetin për dy javë, duke shkulur altare dhe deri statujat e perëndive, përfshi Jupiterin. Por shkatërrime shtëpish e pallatesh nuk pati. Kjo ishte plaçkitja e katërt që banorët e Romës provonin nga këto fise. Vandalët ishin fise gjermanike të lindjes. Termi “Vandilii” është përdorur nga Taciti në librin ‘Germania’. Fillimisht ata u vendosën midis lumenjve Elba dhe Vistula; në vitin 330, Konstandini i madh u dha toka në Pannonian ilire, në bregun e djathtë të Danubit – me shpresë se nuk do të synonin të hynin në thellësi të trojeve të perandorisë romake.
Në foto 📷: Shkatërrimi i Romës, art nga Karl Briullov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here