Kur magjia u shpall si e jashtëligjshme nga një mbret i krishterë etiopian në shekullin e 15-të, një dorëshkrim me lutje për transformim magjik u mbajt i fshehtë për vite me radhë. Tani i ruajtur në Bibliotekën Britanike, dorëshkrimi i lejon historianët të kuptojnë historinë e magjisë nga një perspektivë afrikane.

Kuratori Eyob Derillo përkthen tekstin e mbinatyrshëm dhe zbulon elemente jashtëzakonisht të ngjashme me magjinë e mësuar në Hogwarts, të filmit “Harry Poter: A History of Magic”, shkruan BBC.

“Nëse dëshironi të transformoheni në luan, lexoje lutjen lart dhe shkruaje në një pëlhurë mëndafshi dhe lidhe përreth kokës tënde”, lexon ai tekstin, teksa shton se për shkak se nuk ekziston aty edhe lutja që do ta zhbënte transformimin, nuk do t’i bëj gjërat që kërkohen për t’u shndërruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here