6.1 C
Pristina
Friday, July 1, 2022
Home SHKENCË/TECH Teknologjia robotike nuk njeh kufij!

Teknologjia robotike nuk njeh kufij!

Kompania japoneze shpik ‘dhinë’ në ndihmë të njerëzimit, mban në shpinë deri në 100 kg

Një robot katërkëmbësh për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore. Kjo është shpikja më e re në Japoni, me një prej korporatave më të mëdha të prodhimit të makinerive industriale që tashmë ka gati zëvendësimin e punonjësve të paktë në shoqërinë e plakur të vendit.

I pagëzuar me emrin “BEX”, siç thirret dhia e egër në gjuhën japoneze, roboti me brirë të përkulur mund të ecë me katër këmbë mbi terrene të vrazhda ose të lëvizë më shpejt në sipërfaqe më të lëmuara duke përdorur rrota të vendosura në pjesën e poshtme të barkut. Ky robot mund të mbajë ngarkesa deri në 100 kilogramë, teksa mund të lëvizë me telekomandë nga distanca.

E njohur si një kompani motoçikletash, Kawasaki filloi të prodhojë robotë humanoidë në vitin 2017 dhe vendosi të zhvillojë një prototip me katër këmbë vitin e kaluar si një zgjidhje për ato problematika që hasën robotët e saj me dy këmbë. Firma e njohur japoneze do të vazhdojë testimin e BEX këtë vit dhe shpreson të komercializojë atë vitin e ardhshëm.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

“Apollonia është qytet grek”/ Akademiku Baçe: Shqiptarët s’kanë gjak 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me...

Teknologjia e re ushtarake izraelite – forcat speciale mund të shohin edhe përmes mureve

Teknologjia e re ushtarake izraelite u jep mundësinë forcave speciale të zbulojnë objekte dhe njerëz edhe pas mureve duke përdorur një algoritëm...

Identiteti dardan është nyja kryesore e identitetit shqiptar

Shkruan: Teuta RekaVirgjili thotë për ILIUM-in: “O Patria, o diuom domus Ilium dhe Incluta bello moenia Dardanidum” që do të thotë: “O...

Recent Comments