Njerëzve me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol mund t’u rritet rreziku i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

“Mjekët duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin paracetamol për një kohë të gjatë” thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.

Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një ilaç për dhimbjet e kokës, por gjithashtu përdoret edhe për dhimbjet kronike.

Studiuesit morën 110 vullnetarë, shumica e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin.


Në provë, atyre iu kërkua të merrnin 1 g paracetamol katër herë në ditë për dy javë, një dozë e zakonshme për pacientët me dhimbje kronike.

Prova tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut.

“Një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru” – tha farmakologu klinik i Edinburgut Prof James Dear.

Studiuesit e Universitetit të Edinburgut thanë se pirja e qetësuesve 2 copë çdo ditë rrit rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.

Ata thanë se mjekët duhet të japin dozën më të ulët të mundshme për kohën më të shkurtër nëse njerëzit kanë nevojë për të kontrolluar dhimbjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here