6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Ja misteri, pse Dardania sundohet ndër shekuj?!

Ja misteri, pse Dardania sundohet ndër shekuj?!

Befasitë në shkrimet letrare gjithmonë janë të mirëseardhura. Këtë befasi e bëri mjeshtërisht autori Shpëtim Asllani me romanin e tij “Udhëtari në kohë”. Përmes një gjuhe të zhdërvjelltë e me shumë ngjarje interesante dhe dramatike bëri që romani të të rrëmbejë dhe të detyrojë t’i ndjekësh faqet e romanit me plotë kërshëri dhe ankth që si protagonist ka veten dhe rrëfimin e tij.

E gjithë ngjarja e këtij romani është një përjetim që na jep të drejtën ta quajmë si roman autobiografik, rrokulliset me një ritëm gjithnjë në rritje me shumë situata nga më të çuditshmet.

Përmes ngjarjeve dhe përjetimeve romani ngërthen në vete shumë fakte shkencore dhe parashikime nga më të ndryshmet për jetën në Planetin Tokë dhe civilizimet e tjera njerëzore.

Rëndësi të madhe ka porosia e romanit, që në fund të fundit e ka bazën te një e vërtetë, e ajo është ekzistenca e vetë krijuesit që shkrimtari natyrshëm e shpalos.

Pra, para jush lexues të nderuar po u afrohet një roman fantastiko shkencorë që në të vërtetë ngjarjet përgjatë historisë së njerëzimit i shpjegon me syrin, mendjen dhe përvojën e tij.

Përshkruan Rrugën e Qumështit si një grumbull të madh yjesh, planetesh, sisteme planetare, mjegullnaja të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë që forca e gravitetit i mban bashkë.

Këtë luftë për mbijetesë që e nderlidhë me ruajtjen e Racës sonë Arijane në këtë galaktikë të pafund, autori e shpjegon permes një mundi, sacrifice, rreziku përballë atyre që dëshirojnë ta dobësojnë dhe fshijnë nga faqja e dheut.

Pra, lexues të nderuar, në romanin “Udhëtari në kohë” autori mjeshtërisht i gërshetoi elementet realiste me ato fantastiko shkencore dhe përmes edhe imagjinatës së tij po e ofron para jush, qe lë vend që përmes shumë shpjegimeve dhe ngjarjeve ta plotesojë shkencën që fatketësisht te ne është larg të një të vërtete.

Autorit Shpëtim Asllani i urojë që edhe në të ardhmen të na suprizojë me romane të tilla duke e sygjeruar që ky sfond i dijes së tij i shprehur në shkronja të na e kthej edhe më ndonjë skenar filmi që do t’i fuqizonte edhe më shumë porositë përsonazhet dhe idet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments