Ai e pyeti: “A nuk ke ftohtë jashtë dhe nuk paske veshur as pallto!” Plaku iu përgjigj: “Nuk kam pallto por jam mësuar kështu.
Miliarderi u përgjigj: “Më prit. Unë po shkoj në shtëpi dhe do të të marr një pallto.”
I gjori lumturuar i tha se do ta priste.
Miliarderi kur arriti në shtëpi i dolën disa të papritura që duhej ti adresonte papritur dhe harroi krejtësisht për të varfërin.
Të nesërmen në mëngjes iu kujtua plaku i gjorë dhe doli në kërkim të tij, por e gjeti të vdekur nga të ftohtit.
Plaku i shkretë kishte lënë një pusullë ku shkruante: “Kur nuk kisha rroba të ngrohta, kisha forcën mendore për të luftuar të ftohtin, por kur më premtove se do të më ndihmoje, unë u kapa pas premtimit tënd dhe kjo ma vrau fuqinë mendore”.
Mos premtoni asgjë nëse nuk mund ta mbani premtimin tuaj. Mund të mos jetë e nevojshme për ju, por mund të jetë gjithçka për dikë tjetër.

Marrë nga Sokol Neçaj, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here