6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KURIOZITETE Fluturimi i veçantë që nuk të çon askund

Fluturimi i veçantë që nuk të çon askund

Tajvani vazhdon të kujdeset për nevojat e popullatës së saj të uritur për udhëtime duke ofruar edhe një përvojë tjetër aviacioni, që në fakt konkretisht nuk ju çon askund.

Pas një oferte në korrik, në të cilën publiku ishte në gjendje të kontrollonte dhe të hipte në një aeroplan në aeroportin Songshan të Tajvanit, një kompani ajrore sapo ka përditësuar përvojën e udhëtimit ‘faux’ (fals) duke ofruar një fluturim të vërtetë – për askund.

EVA Air, një nga transportuesit më të mëdhenj në Tajvan, po ofron udhëtimin special për të përmbushur disi nevojën për udhëtime të klientëve të saj. Udhëtimi do të zgjasë rreth tre orë, me fluturimin që do të nisi nga aeroporti Taipei Taoyuan, dhe më pas do të rrotullohet në qiell përpara se të kthehet në po të njëjtin aeroport.

Lexo më shumë Historia e statujës “Kopakonan” është e lidhur me një legjendë shumë të trishtuar
Nëse është një ditë me mot të mirë, pasagjerët do të jenë në gjendje të shohin disa zona shumë tërheqëse dhe popullore të Tajvanit, përfshirë ishullin Guishan dhe vijën bregdetare Huadong, si dhe ishujt e tjerë aty pranë.

Pasagjerët do të fluturojnë në avionin “super popullor” Hello Kitty Dream. Avioni ka një dekor shumë special dhe të veçantë pasi A330, përmban shumë karaktere Sanrio, përfshirë Hello Kitty, Melody My (Hello Kitty’s BFF), si dhe Kiki dhe Lala të Little Twin Star.

Fluturimi, që për herë të parë filloi në gusht, do të organizohet së paku një herë në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Recent Comments