Categories: KËSHILLA

Çfarë është migrena dhe si mund të shmangim dhimbjet

Dhimbja e kokës është një nga simptomat më të zakonshme , por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj.

Të gjithë nxitojnë të marrin një tabletë për t’u qetësuar, por jo gjithnjë kjo gjë është efikase, pasi duhet kuptuar se çfarë dhimbjeje ke të bësh.

Mes këtyre simptomave, mjekët renditin migrenën si një nga sëmundjet akoma të panjohur, por sipas tyre ekzistojnë metoda të thjeshta që mund të ndihmojnë në kalimin e krizave.

Çfarë është migrena? – Migrena është një çrregullim i vazhdueshëm neurologjik i karakterizuar nga dhembje koke shpesh të lidhura me një numër simptomash të sistemit nervor të pavullnetshëm. Fjala ka derivuar nga greqishtja hemikrania, që do të thotë dhembje në një pjesë të kokës. Zakonisht dhembja e kokës prek vetëm njërën anë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 72 orë. Nga migrena vuajnë 18 për qind e grave dhe 6 për qind e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45-vjeçare. Afërisht 15 për qind e njerëzve në botë vuajnë nga migrena.

Simptomat – Përzierja, të vjellat, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe përkeqësim i aktivitetit fizik, këto janë zakonisht simptomat që karakterizojnë migrenën.

Një nga tre njerëz që vuajnë nga migrena përjetojnë një aurë, që është çrregullim i përkohshëm pamor, ndjesor dhe në gjuhën e folur që sinjalizon dhembjen e kokës që do të fillojë së shpejti.

Migrena besohet të shkaktohet prej përzierjes së faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Rreth dy nga tre raste janë të trashëguara nga familja. Ndryshimi i niveleve të hormoneve mund të luajë gjithashtu rol, meqë migrena prek më shumë djemtë sesa vajzat përpara pubertetit. Por me kalimin e kohës gratë preken dy deri në tri herë më shumë se burrat. Krizat e migrenës pothuajse zhduken gjatë shtatzënisë.

Shkaqet – Shkaqet e migrenës janë ende të paqarta për doktorët, por besohet se është një çrregullim neurovaskular. Teoria kryesore lidhet me ndjeshmërinë e tepruar të lëvores së trurit dhe me kontrollin anormal të neuroneve të dhimbjes.

Kushte të tilla psikologjike si depresioni dhe ankthi mendohet të jenë gjithashtu shkaktarë të nxitjes së migrenës. Stresi, uria dhe lodhja mund të jenë shkaktarë në dhembjen e kokës. Koha e menstruacioneve, kontraceptivët oralë, koha pas shtatzënisë dhe menopauza luajnë gjithashtu një rol.

Edhe mjedisi është gjithashtu një shkaktar i rëndësishëm i dhembjeve nga migrena. Sipas statistikave njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje marrin më tepër masa parandaluese në lidhje me ajrin e mjedisit të jashtëm dhe me ndriçimin.

Këshilla për të evituar dhimbjen – Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.

Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve. Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.

Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

(gazeta-Shqip.com)

In For Culture

Recent Posts

Se Shqypnia u rrudh e vogël – poezi nga Gjergj Fishta

Kishin Hyp Nji Rreze DilliAi Shen Pjetri e Ai Shen MhilliE Po Flisnin Per i…

18 hours ago

Kur Mehdi Frashëri projektonte sistemin me 7 banka për Shqipërinë

Në vitet ’20, ka pasur debate të shumta për krijimin e bankës kombëtare që do…

18 hours ago

“Hilet e marketingut”, kjo është arsyeja pse frutat dhe perimet në supermarkete janë gjithnjë të dukshme në hyrje

Kur hyjmë në një supermarket, pothuajse gjithmonë jemi të përshëndetur nga frutat dhe perimet shumëngjyrëshe…

19 hours ago

Çfarë ishte “Taksa e Karantinës”, që u aplikua në Shqipëri për 50 vite?

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E në këtë kushte,…

19 hours ago

Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit:…

19 hours ago

Misteret e një shpelle afër Permetit,është banuar 5500 vjet më parë

Vendbanimi shpellor i Bënjës ka hyrë herët në historinë e arkeologjisë shqiptare, qysh më 1954…

20 hours ago