Nga Daut Dauti

Fotografia që e kam postuar para disa ditësh në lidhje me Titon dhe krijesën e tij, Federatën Socialiste Jugosllave, përmbanë një pamje të pazakonshme, e cila duket se nuk është vërejtur nga ata që e kanë parë postimin. Në foto, pos Titos dhe udhëheqësve kryesorë shqiptarë të Kosovës, të cilët qëndrojnë ulur, shihen edhe tre qenë. Fotografia është e vizitës së Titos në Kosovë në vitin 1979 dhe duket se është bërë në Hotel Grand. Qentë e ushtruar qëndrojnë me shikim të koncentruar në një pikë dhe janë ulur pranë tri personaliteteve kryesore. Qeni në anën e djathtë duket se është mjaft komod para kryetarit të atëhershëm të Kosovës, Xhavit Nimanit.

Por, pse Tito i ka marrë qentë me veti në Kosovë dhe pse është fotografuar me ta dhe me udhëheqësit shqiptarë? Të mos i pyesim udhëheqësit shqiptarë se ata nuk kanë guxuar t’a refuzojnë këtë pamje.

Në publik dhe takime zyrtare, disa personalitete e përdorin qenin jo vetëm për të treguar siguri, por edhe për ta nënçmuar njeriun me të cilin takohet. Putini e ka përdorë qenin për ta frikësuar dhe poshtëruar Angela Merkelin.

Gjatë dekadës së parë të pasluftës, Tito, në mbrojtjen e tij të afërt, sidomos në jetën private, i ka angazhuar vetëm qentë dhe dy nipat e tij. Askujt tjetër nuk i ka besuar. Në rastin që shihet në këtë foto, ndoshta kjo është vetëm simbolikë e një gjesti të çuditshëm borxhez të një komunisti pasi që qentë, duke qenë ‘pudlica’, nuk janë të racës agresive. Ndoshta Tito ka dashur të thot se edhe udhëheqësit shqiptarë, të gjithë që shihen në foto, së bashku me qentë, janë ‘pudlica’ të tijat?

Në realitet, disa burime bëjnë me dije se këta tre qenë nuk janë vetëm ‘pudlica’ për ledhatime. Thuhet se këta janë qenë policie që Tito i ka marrë dhuratë nga Bashkimi Sovjetik dhe kanë qenë të ushtruar për zbulim të armëve, sidomos eksplozivit. Kanë patur nuhatje të jashtzakonshme dhe e kanë diktuar erën e barotit nga larg. Për këtë punë kanë qenë të stërvitur nga KGB. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Tito i ka marrë me vete në Kosovë për shkak se i është frikësuar ndonjë atentati eventual nga shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here