Një vullkan gjigand nënujor ka shpërthyer në thellësi të Oqeanit Paqësor duke dërguar në sipërfaqe shtëllunga uji që mund të shiheshin edhe nga hapësira Imazhet satelitore të NASA-s kanë fotografuar momentet e shpërthimit të vullkanit Kavachi, i cili ndodhet 24 km në jug të ishullit Vangunu. Prej tij mund të shihen të dalin sasi uji të ngjyrosur.

Vullkani e ka marrë emrin për shkak të gjallesave detare që mund të jetojnë në kushtet e tij të vështira, mes thellësive dhe fragmenteve të shkëmbinjve pluskues. Shkencëtarët u njohën me të në vitin 2015 gjatë një studimi.

Nga ky i fundit rezultoi se peshkaqenët dhe peshqit mund të mbijetonin në ujërat e nxehtë, acidë dhe me sulfur që rrethojnë vullkanin. Dy nënlloje të peshkaqenit kokëçekiç mund të shiheshin duke notuar në kraterin nënujor. Ekspertët besojnë se ata kanë pësuar mutacione që i kanë lejuar përshtatjen me këto kushte ekstreme.

Shpërthimi zgjati për disa ditë midis Prill-Maj 2022, sipas NASA-s. “Vullkani shpërthen thuajse vazhdimisht dhe banorët e ishujve përreth raportojnë se shohin vazhdimisht tym e hi”.

Ishulli ka emrin e një hyjnie deti të popullit Vangunu dhe njihet ndryshe edhe si “furra e Kavachi”./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here