6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Mbretëresha Geraldinë: Princ Skënderbeu, mund të vijë në fron…

Mbretëresha Geraldinë: Princ Skënderbeu, mund të vijë në fron…

Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2022

“New York Herald Tribune” ka botuar, të premten e 18 gushtit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e mbretëreshës Geraldinë, realizuar asokohe në kështjellën “La Maye” në Versajë, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Edukimi amerikan për Skënderbeun (Leka Zogun), marrë në konsideratë nga mbretëresha Geraldinë

Mbretëresha shqiptare në mërgim në Versajë, e intervistuar thotë se shqetësimi kryesor tani është rritja e djalit katërmuajsh; Planet e së ardhmes, të pasigurta

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila, tashmë jeton në Versajë, pas fluturimit (udhëtimit) dramatik nga Tirana, kur italianët pushtuan Shqipërinë, tha ditën e djeshme në një intervistë ekskluzive për “United Press”, se i vogli i saj katërmuajsh, Princi Skënderbeu, mund të shkollohet në Shtetet e Bashkuara.

Sytë e saj duke buzëqeshur me miqësi ndërsa fliste, mbretëresha e re, e gjatë dhe e bukur shpjegoi këtë mundësi, duke thënë se “të gjithë e dinë, se çfarë vendi i mrekullueshëm është.”

Nëse bie grushti i shtetit i të Premtes së Shenjtë, Princ Skënderbeu mund të vijë një ditë në fron, në qytetin e sapomodernizuar të Tiranës.

“A do të arsimohej për të qenë një mbret demokratik?” u pyet mbretëresha.

“Ai do të edukohet para së gjithash, për të qenë burrë,” u përgjigj ajo shpejt.

“Ai do të edukohet në të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë anglishten dhe frëngjishten.”

Çifti mbretëror, që tani jeton në kështjellën e “La Maye” në Versajë – shtëpia e banuar dikur nga Duka dhe Dukesha e Windsor-it – planifikojnë që më vonë, djali i tyre të ketë shoqëruesë anglezë dhe francezë, për t’i ardhur në ndihmë dados aktuale, gjermane.

Kurorëzuar me besim

Por edhe nëse një ditë do të ngjitej në fron, ai nuk do të mbajë një kurorë – pasi nuk ekziston. Mbretëresha Geraldinë e shpjegoi situatën, në këtë mënyrë: “Kurora e Shqipërisë është vetëm simbolike. Populli i Shqipërisë na kurorëzoi me vetë besimin në pavarësinë e vendit. Kjo është shumë më e qëndrueshme. Emblema e vendit tonë është helmeta e Skënderbeut.” Skënderbeu ishte heroi i madh kombëtar i Shqipërisë.

“Ai është aq i vogël, sa ende nuk kemi bërë shumë plane për të ardhmen e tij,” – tha Mbretëresha Geraldinë.

E qetë dhe e hijshme, mbretëresha e re më priti me një shtrëngim të fortë duarsh, në dhomën pritëse të vilës.

Mjaft e çuditshme, mbreti Zog dhe bashkëshortja e tij e morën me qira kështjellën, pa e ditur se më parë aty kishin banuar nga Windsorët.

Nëna rri në kështjellë

Me mbretëreshën Geraldinë, gjatë intervistës ishte nëna e saj, tashmë gruaja e një oficeri të ushtrisë franceze.

Mbretëresha e re kishte veshur një fustan të bardhë sportiv, me një xhaketë me stampa bardhezi, që i bleu ndërsa ajo dhe mbreti Zog, po udhëtonin nëpër Evropë, gjatë rrugës nga Turqia në Francë.

Ajo hodhi poshtë çdo përmendje të modave dhe stileve, duke thënë se tani i kushton pak rëndësi “elegancës”, duke pasur parasysh se ka çështje shumë më të rëndësishme për të vendosur. Mbretëresha ende nuk i ka blerë veshjet e reja të vjeshtës, por planifikon për më vonë – ndonëse nuk e di se te cili stilist i Parisit do të shkojë. Planet e ardhshme të familjes mbretërore, duken të pasigurta. Tri motrat e Mbretit, të cilat, kanë qenë me ta që nga fluturimi (udhëtimi) i ethshëm nëpër malet e Greqisë, do të qëndrojnë, me shumë mundësi, në kështjellë.

E pyeta mbretëreshën Geraldinë, se cila pjesë e kështjellës madhështore, i pëlqente më shumë: Dhoma e vogëlushit tim – tha ajo, me një sinqeritet të admirueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments