6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si sot, më 25 maj 1952, ndërroi jetë atdhetari, poeti, përkthyesi, publicisti...

Si sot, më 25 maj 1952, ndërroi jetë atdhetari, poeti, përkthyesi, publicisti dhe teologu, Hafiz Ibrahim Dalliu

Ky mendimtar i përkushtuar tiranas ndihmoi në fitimin e pavarësisë së qytetit rreth dy ditë para shpalljes së Pavarësisë kombëtare më 28 nëntorin e 1912-s. U rikthye në atdhe pas studimeve të ndjekura në Stamboll dhe militoi për krijimin e shkollës së vajzave në Tiranë, nga ku doli një plejadë mësuesesh.
Dalliun e ndeshim ngado ku flitet për çështje atdhetare dhe arsimore, siç ngjau në Kongresin e Elbasanit më 1909-n, ku u vendos hapja e Shkollës Normale. Do të ishte pjesë edhe e Kongresit të Bashkimit Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Lidhjes Kombëtare dhe pjesë përbërëse e Asamblesë Kombëtare më 1943-shin (kjo pjesëmarrje do të ndikonte edhe në burgosjen e tij fill pas marrjes së pushtetit nga komunistët).
Dalliu do të mbahet mend edhe si autor i një sërë shkrimesh, kryesisht të natyrës atdhetare dhe fetare. “Grenxat e kuqe të Tiranës”, “Besimet e myslimanëve”, “Dhanti e Ramazanit”, “Udha muhamedane”, “Dokrrat e hinit”, “Patriotizma në Tiranë”, “Ç’është Islamizmi” etj. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments