Ismet Azizi: Si lindi idea për mbajtjen e Kuvendit të Llaushës
Momenti dhe situata e krijuar kërkonin ballafaqimin e mendimeve , propozimeve dhe odeve se si duhej qasur organizimit të rezistencës së organizuar kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare nga Jugosllavia e Titos, për çka edhe lindi ideja për mbajtjen e Kuvendit të Llaushë. Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica dhe të viseve tjera shqiptare, si: Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Ukë Sadiku, Hamdi Gashi, Mehmet Gradica, Zukë Xani, Adem Voca, Ahmet Selaci, Bikë Dreshaj (nga Pazari i Ri), Shasivar Alia, Shefqet Kapedani, Aqif Blyta ( Pazari i Ri ) etj. Me që numri i prfaqësuesve ishte më se 150 veta, Kuvendi u mbajt n kopshtin e Sefer Haxhisë, më 10. 10. 1944, në të cilin u vlerësua gjendja e krijuar pas depërtimeve të para të forcave të armatosura okupuese jugosllave në territorin e Kosovës. Përkujtimi i Kuvendit Konsultativ të Llaushës, mbajtur më 10 10 1944, nga një kuvend burrash, ku ishin të pranishëm edhe Riza Haxhia, Idriy Rreci, Brahim Geci e shumë të tjerë. Në Kuvendin e Llaushës, ndër 150 sa ishin të pranishëm, morën pjesë këta delegat:
Shaban Polluzha
Miftar Bajraktari, nga Llausha
Mehmet Gradica, nga Gradica
Ukë Sadiku, nga Gjurgjeviku
Hamdi Gashi, nënprefekt në Skenderaj
Halil Bajraktari, nga Llaushsa
Halil Haxhia nga Tërrnavci
Rifat Kotorri, nga Buroja
Mulla Ilaz Broja, nga Buroja
Azem Aruçi, nga Makrmali
Bajram Dërguti ( Bajraktari), nga Drenasi
Sadik Zeneli, nga Abria e Poshtme
Mulla Brahimi, nga Polaci
Zukë Xani, nga Polaci
Jetullah Muharremi, nga Rezalla
Isuf Gradica, kryetar i komunës së Drenasit
Sadik Lutani, nga Turieçfci
Halim Zariqi, nga Baica
Haxhi Zariqi, nga Baica
Rexhep Vojvoda, nga Llausha
Isa Zymberi, nga Prekazi
Hamit Koca, nga Polaci
Rexhep Gjeli, nga Likoshani
Bajram Zuka, nga Likoshani
Istref Tema, nga Dobrasheci
Hysen Bajraktari, nga Plluzhina
Ajet Bajraktari, nga Shtutica
Murat Kamberi, nga Rakinica
Xhem Tërnavci, nga Tërnavci
Shefqet Kapedani
Shasivar Alia,
Zeqir Lutani, nga Turiqevci
Avdyl Kastrati, nga Polluzha
Hetem Istogu, nga Polluzha
Sefer Haxhia, nga Llausha
Ahmet Selaci, nga Selaci
Hetem Voca nga Shala
Hoxhë Avdia, nga Stankovfci
Feriz Boja, nga Kërnica
Rifat Maloku, nga Samadraaxha
Idriz Rexha, nga Kushtova
Sinan Xani, nga Dashefci
Rifat Galica, nga Galica
Avdyl Xani, nga Dashefci
Ajet Rexhepi, nga Qirezi
Gani Spahia, toger nga Llausha
Rifat Avdyli, nga Likoshani
Halil Rukiqi, nga Vërbofci
Syl Bilalli, nga Shtutica
Mulla Jonuzi, nga Krasmirovfci
Imar velia, nga Çubreli
Halil Haka, nga Klina etj.
Të ftuar të tjerë që të prezantonin Tubimin konsultativ të Llaushës, por q nuk kishin marr pjesë për shakaqe deri më tash të panjohura, ishin:
Prof. Imer Berisha
Col Bajraktari
Marie Shllaku
Adem Voca, nga Shala
Ukshin Kovaqica, nga Kavaiça
Kajtaz Ramadani, nga KIjeva
Shaban Bunjaku, nga Samadrexha
Aziz Zhilivoda, nga Zhilivoda
Avdullah Mihaliqi, nga Mihaliqi
Ajet Gërguri
Haki Rimanishta , nga Rimanishta
Ndue Përlleshi, nga Jagoda, etj.
Bikë-Bilall Dreshaj, Gllogovik, Peshter.
Punimet e këtij kuvendi i udhëhoqi Shaban Polluzha, i cili njëherit ishte edhe ndër më të vjetrit dhe gëzonte autoritet të jashtëzakonshëm. Për procesmbajtës të këtij Kuvendi u caktua: Imer Velia nga Çubreli dhe Bislim Xani nga Dashefci, administratën tjetër e ushëheqnin Sali Gjinofci dhe Azem Hajdini- Xani. Për situatën aktuale politike të kohës në Drenicë, në Kosovë dhe më gjerë, të pranishmit i njoftoi Halil Haxhia nga Tërnafci, i cili kishte qenë edhe delegat dhe pjesëmarrës në Konferencën e Bunjajt. Theks të veçantë në vështrimin e tij mbi situatën ushtarake e politike i dha situatës që po krijohej pas fillimit të depërtimit të njësive ushtarake në territorin e Kosovës dhe sjelljeve të tyre barbare nda popullatës shqiptare të Kosovës. -Me degradimin e Shtabit Kryesor të UNÇ-së dhe AP-së për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit në Shtab Operativ, – tha ndër të tjera Halil Haxhia, praktikisht filloi shkelja e parimeve themelore të përcaktuara në Konferencën e Bunjajt, të parime për vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Ajo që tash paraqet një rrezik të madh është edhe mobilizimi i paralajmëruar i shqiptarëve të moshës 16-65 vjeç dhe dërgimi i tyre në njësitë e armatosura ushtarake jugosllave jashtë Kosovës. Këtë mobilizim që tani për tani, ende është sekret, duhet të bëjmë përpjekje që ta shfrytëzojmë për interesat tona kombëtare, për mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi jugosllav. Duhet të përcaktohemi se si do ta organizojmë rezistencën tonë, po qe nevojshme edhe at të armatosur, – tha në fund të diskutimit të tij Halil Haxhia.
Duke i dhënë përkrahje të plotë vlerësimit që i bëri Halil Haxhia situatës aktuale politiko ushtarake të kohës, Miftar Bajraktari propozoi që në gjysmën e dytë të nën turirit të thirret një Kuvend i nivelit të lartë, me mundësi që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve tjera të Kosovës dhe i cili Kuvend do të ketë autorizim të plotë për nji vlerësim sa më komplet të gjendjes dhe të përcaktojë masat e aksionet konkrete për ti rezistuar riokupimit të Kosovës, si dhe për ta penguar terrorin që po zbatohej ndaj popullatës së mbrojtur shqiptare.
Në fund, Kuvendi Konsultativ i Llapushës mori këto vendime që:
Në pjesën e dytë të nëntorit 1944 të thirret Kuvendi i Përfaqësueseve të Drenicës, në të cilin , nëse arrihet të sigurohet, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve tjera të Kosovës dhe më gjerë.
Për Kuvendin e ardhshëm të përgatitën dhe të aprovohen vendime konkrete që knë të bëjnë me çështjet esenciale të kombit, të përcaktohen masat konkrete për zbatimin në jetë të Rezolutës së Konferencës së Bunjajt, me të cilën pjesë janë përcaktuar dhe përligjësuar parimet e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës dhe për bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.
Për përgatitjen e Kuvendit të ardhshëm u caktua Këshilli inicues prej 7 anëtarësh, i përbërër nga : 1. Shaban Polluzha, kryetar; 2. Miftar Bajraktari; 3. Halil Haxhia, 4. Ukë Sadiku; 5. Zukë Xani; 6 . Jetullah Rezalla dhe 7. Mulla Brahimi i Polacit.
Grupi punues kishte për detyrë që të angazhohet për përgatitjen e Kuvendit, të tubojë të dhëna e dokumentacion të nevojshëm që do të kishte rëndësi relevante për vlerësimin real të gjendjes së krijuar , për përgatitjen dhe caktimin e përfaqësueseve që do të marrin pjesë në kuvend, të caktohej vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit si dhe të merreshin të gjitha masat e sigurisë për punë normale të Kuvendit.