Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kanali që kalon nëpër Ulpianë, qendra më e madhe antike jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan

Pasuritë e mëdha, diversiteti, si dhe veçoritë unikale të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë gjatë shekujve ka tërhequr vëmendjen gjithëherë të studiuesve të ndryshëm për këtë pasuri unikale.

Në këtë kontekst, vend të veçantë zë Trashëgimia Arkitekturore dhe Trashëgimia Arkeologjike, trashëgimi këto që ruajnë traditë së paku nga gjysma e dytë e shekullit XIX.

Krahas afirmimit të trashëgimive në fjalë, kjo pasuri e madhe kulturore është sfiduar edhe me grabitjet e mëdha, sidomos në kohën e luftërave, siç ka ndodhur në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Luftës së Parë Botërore (1914-1918), në periudhën e Mbretërisë së Jugosllavisë (1918-1941), dhe sidomos në Luftën e fundit të Kosovës (1989-1999), kur Trashëgimia kulturore bëhet ndër viktimat e para të saj.

Atëherë, në territorin e Kosovës qenë shkatërruar rreth 1025 objekte të Trashëgimisë së Kosovës.

Nga vargu i gjatë i shkatërrimeve dhe grabitjeve sistematike të trashëgimisë kosovare, padyshim se vend qendror në historinë tonë të trashëgimisë kulturore do të zë hapja e kanalit nga stacioni i pompimit të ujit në Çaglavicë që shpiente deri te akumulimi i ujit në Graçankë gjatë vitit 1995.

Kanali në fjalë duke kaluar kryq e tërthorë nëpër Ulpianë, qendër më e madhe antike jo vetëm e Kosovës por edhe më gjerësisht në Ballkan ka shkatërruar (dhe grabitur) trashëgimi të pasur kulturore, së bashku me një monument të rrallë të kultit paleokristian (shek. IV), çështje kjo që është heshtur shumë kohë nga zyrtarët serbë, por edhe nga disa “ekspertë” shqiptarë të atëhershëm të trashëgimisë kulturore, të cilët duke heshtur këtë çështje dhe shumë çështje të tjera kanë zënë dhe zëjnë vende kyçe në trashëgiminë tonë kulturore.

Arsyeja pse jam duke e përsëritur më se një herë, këtë njoftim profesional e shkencor është se, kanali në fjalë, në çdo çast mund të godas punën e shkëlqyeshme konservuese e restauruese të një pjese të Ulpianës nga Ministria Kulturës së Kosovës, siç ndodhi rasti i “vërshimit” disa vite më parë, mu në pjesën ku ishin kryer disa punë të rëndësishme konservuese dhe restauruese!

In For Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

10 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

10 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

11 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

12 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

12 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

13 hours ago