6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Kapedani i Mirditës Llesh Lleshi i Gjonmarkajve, siç njihet ndryshe Lleshi i...

Kapedani i Mirditës Llesh Lleshi i Gjonmarkajve, siç njihet ndryshe Lleshi i Zi

Kapedani i Mirditës Llesh Lleshi i Gjonmarkajve ose siç njihet ndryshe Lleshi i Zi jetoi gjatë shekullit XVIII-XIX, nofkën “i Zi” ai e ka marrë nga pamja e tij, pasi autorët e kohës e përshkruajnë si një burrë shumë të gjatë dhe të fuqishëm me ngjyrë të zeshkët të lëkurës dhe me një pamje shumë të ashpër prej malësori të vërtetë, i armatosur gjer në dhëmbë. Ai vishej gjithmonë me të zeza dhe në fushën e betejës të kallte frikën deri në palcë. Lleshi i Zi dhe pse më i madh në moshë, ishte nën komandën e nipit të tij Dodë Preng Lleshit, sepse provizorisht, paria i takonte nipit të tij sipas rregullave të paracaktuara të “Derës së lavdishme të Gjonmarkajve” por realisht për gjithçka veprohej në bazë të vullnetit të Lleshit të Zi, sepse vetë Mustafë Pashë Bushatlliu, ia besonte edhe jetën. Lleshi i Zi ishte trupmadh, shumë i fuqishëm, besnik deri në vetëmohim, aspak tolerant, hakmarrës, por që shfaqej edhe si një Katolik i devotshëm. Në atë kohë praktikimi i fesë të krishterë nuk lejohej dhe mesha bëhej fshehtas në mesnatë dhe Lleshi i Zi i kërkoi priftit të bënte meshën në atë kohë që ishte i lirë dhe ashtu u bë, kur i shkoi fjala Mustafë Pashës ai ra dakort të linte të lirë banorët e asaj zone të praktikonin çfarëdo besimi që kanë. Mustafë Pashë Bushatlliu me ushtrinë e tij dhe me Lleshin e Zi nisen për të shtypur kryengritjen greke. Gjatë natës tragjike të 21 gushtit 1823 sulioti Marko Boçari, ndermerr një sulm vetëvrasës duke u nisur fshehtas me 350 luftëtar suliotë për të vrarë Mustafë Pashën në çadrën e tij, por gabimisht sulmoi çadrën e prijësve katolikë që ndodhej ngjitur me çadrën e Mustafës. Aty filloi një përleshje mes shqiptarësh dhe përballje trup më trup mes Lleshit të Zi dhe Marko Boçarit, Lleshi i Zi e mundi me jatagan Markon, erdhën në ndihmë dhe dhjetra luftëtarë suliot por Lleshi i Zi si një burrë i regjur në beteja të tilla gjakatare mori koburen e Markos dhe sipas këngëve epike e qëlloi në vetullën e djathtë, por para se të vdiste Marko Boçari foli shqip gjë e cila e hutoi Lleshin e Zi i cili shfryu i habitur “Pse flet shqip, a je shqiptar?!?!” , dhe pse plumbi i shkaktoi Marko Boçarit vdekjen e menjëherëshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

Recent Comments