6.1 C
Pristina
Friday, July 1, 2022
Home SHKENCË/TECH Mbillen bimët e para në dheun e Hënës

Mbillen bimët e para në dheun e Hënës

Shkencëtarët ia kanë dalë që për herë të parë rritin bimë në një tokë hënore. Ky është konsideruar si një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur qëndrimin afatgjatë në Hënë.

Studiuesit përdorën mostra pluhuri të mbledhura gjatë misioneve Apollo 1969-1972 për të rritur bimë. Për habinë e tyre, farat mbinë pas dy ditësh.

“Nuk mund t’ju them se sa të habitur ishim” – tha Anna-Lisa Paul, një profesoreshë e Universitetit të Floridës, e cila ishte bashkëautore e studimit.

“Çdo bimë dukej e njëjtë me ato që rriten në tokë të zakonshme deri rreth ditës së gjashtë” – tha ajo.

Pas kësaj, u shfaqën dallime. Bimët e rritura në tokën e Hënës filluan të shfaqin stres, u zhvilluan më ngadalë dhe përfunduan të rrëgjuara.

Por ata që janë përfshirë në zbulim janë të entuziazmuar.

“Ky hulumtim është domethënës për qëllimet afatgjata të eksplorimit njerëzor të NASA-s, pasi ne do të duhet të përdorim burimet e gjetura në Hënë dhe Mars për të zhvilluar burime ushqimore për astronautët e ardhshëm që jetojnë dhe veprojnë në hapësirën” – tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.

Një sfidë për studiuesit është se thjesht nuk ka shumë tokë hënore për të eksperimentuar. Gjatë një periudhe 3-vjeçare nga viti 1969, astronautët e NASA-s sollën 382 kg shkëmbinj hënorë, mostra bërthamore, guralecë, rërë dhe pluhur nga sipërfaqja hënore.

Ekipi i Universitetit të Floridës iu dha vetëm 1 g tokë për eksperimentin të cilat janë mbajtur të mbyllura për dekada të tëra. NASA planifikon të zbarkojë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972 në një mision të planifikuar për vitin 2025. Lapsi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

“Apollonia është qytet grek”/ Akademiku Baçe: Shqiptarët s’kanë gjak 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me...

Teknologjia e re ushtarake izraelite – forcat speciale mund të shohin edhe përmes mureve

Teknologjia e re ushtarake izraelite u jep mundësinë forcave speciale të zbulojnë objekte dhe njerëz edhe pas mureve duke përdorur një algoritëm...

Identiteti dardan është nyja kryesore e identitetit shqiptar

Shkruan: Teuta RekaVirgjili thotë për ILIUM-in: “O Patria, o diuom domus Ilium dhe Incluta bello moenia Dardanidum” që do të thotë: “O...

Recent Comments