6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home SHKENCË/TECH Edhe Google me orë inteligjente

Edhe Google me orë inteligjente

Google prezantoi këtë javë produktet më të reja, telefonin inteligjent Pixel 7, Pixel Watch dhe Pixel Buds Pro. Prezantimi u bë në Amfiteatrin Shoreline, ku zhvilluesve iu dha më shumë informacion rreth punës me platformat e Google.

Një ndër pajisjet më të përfolura është pikërisht ora Pixel, e cila pritej prej kohësh. Ajo vjen me një dizajn rrethor, me një kurorë prekëse dhe një buton anash për navigim.

Ora do të ketë sistemin e ri operativ Wear OS që Google ka zhvilluar me Samsung, si dhe aplikacionet dhe shërbimet kryesore të Google të integruara si Assistant, Maps dhe Wallet. Ajo gjithashtu do të shfaqë veçori të shëndetit dhe fitnesit nga Fitbit, të cilin Google e bleu në vitin 2021.

“Google Pixel Watch është një zgjatim natyral i familjes Pixel, duke ofruar ndihmë kurdo dhe kudo që ju nevojitet. Do të jetë në dispozicion këtë vjeshtë dhe ne do të ndajmë më shumë detaje në muajt e ardhshëm”, shkroi kompania në një deklaratë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër. Zvarraniku, i gjetur...

Vapë e madhe? Sekreti për të fjetur rehat

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe...

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e...

Kush mund të trajtohet me ilaçin e ri të kancerit dhe kur

Në vitin 2020, rreth 340 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Tani një trajtim i ri që jep shpresë...

Recent Comments