6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KULTURË Dodola, rituali i çuditshëm pagan ku personazhi qëndror është një vajzë jetime/...

Dodola, rituali i çuditshëm pagan ku personazhi qëndror është një vajzë jetime/ Ja çfarë duhet të bëjë ajo sipas traditës

Ritual Dodola, i njohur ndryshe si Peperuda, kryer nga romët në rajonin e Dobrudjës, Bullgari, vitet 1950

Peperuda është një traditë pagane që gjendet në Ballkan. Personazhi qendror i ceremonisë është zakonisht një vajzë jetime, më rrallë një djalë. E veshur me një skaj të bërë nga hardhi të thurura jeshile të freskëta dhe degë të vogla, vajza e lindur pas vdekjes së babait, vajza e fundit e nënës (nëse nëna më pas lind një fëmijë tjetër, në fshat priten fatkeqësi të mëdha), këndon e kërcen rrugëve të fshatit, duke u ndalur në çdo shtëpi, ku të zotët e spërkasin ujë mbi të. Rituali lidhet me një melodi të veçantë me të cilën kryhet një vallëzim i veçantë, jo vetëm nga vajza, por edhe nga fshatarët që e ndjekin atë nëpër rrugë, duke bërtitur inkurajimin e tyre.

Doloda, sipas disa interpretimeve, është një perëndeshë sllave e shiut dhe gruaja e hyjnisë supreme Perun (zot i bubullimës në panteonin sllav). Sllavët besonin se kur Dodola mjel lopët e saj qiellore, retë, bie shi në tokë.

Përshkrimi i parë me shkrim i zakonit u la nga hieromonku bullgar Spiridon Gabrovski në 1792.

Burimi i Fotos: Arkivi Studii Romani/The balkans
Përktheu dhe përshtati InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër. Zvarraniku, i gjetur...

Vapë e madhe? Sekreti për të fjetur rehat

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe...

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e...

Kush mund të trajtohet me ilaçin e ri të kancerit dhe kur

Në vitin 2020, rreth 340 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Tani një trajtim i ri që jep shpresë...

Recent Comments