Katër astronautë u rikthyen me sukses në Tokë në një kapsulë Crew Dragon të SpaceX duke i dhënë fund misionin të tyre gjashtë mujor në (ISS).

Me tu shkëputur nga ISS ekuipazhi hyri në atmosferën e Tokës përpara se parashutat të hapeshin në brigjet e Floridas në 12:43 me orën lokale.

Në bordin e Crew Dragon ishin tre astronautë të NASA, Tom Mashburn, Raja Chari dhe Kayla Barron si dhe astronauti Gjerman Matthias Maurer i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Pjesë e misionit Crew-3, astronautët u dërguan në hapësirë në Nëntor. Që kur mbërritën ata kryen eksperimente dhe mirëmbajtën stacionin hapësinor.

Rikthimi i sigurte i Crew-3 në Tokë shënon një tjetër fluturim rutinë në hapësirë për SpaceX dhe NASA. Aktualisht SpaceX ka një kontratë me agjencinë Amerikane për dërgimin e astronautëve në hapësirë në mënyrë periodike. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here