Ekziston një lidhje midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit kompulsiv të mediave sociale. Dhe problemi duket se përkeqësohet në rastin e vajzave. Si ta shmangni këtë? 


“Fike atë gjë, i them vajzës sime kur në shtatë të mëngjesit fotografon me celular mëngjesin e saj me matcha dhe manikyr për ta hedhur më pas foton në Instagram.

“Fike atë gjë,” i them në makinë kur ajo nuk ndalon së lëvizuri dule bërë video për TikTok. Ia them, por dyshoj shumë se kjo bën punë dhe pyes veten, vallë a mjafton vetëm t’ia thuash?

Psikologu Jean M. Twenge i Universitetit Shtetëror të San Diegos në SHBA, së bashku me studiues të tjerë, publikuan së fundi një studim që vendos një korrelacion midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Në studim është provuar se sidomos rinia, përdor rrjetet sociale, kryesisht Instagram dhe TikTok, rreth 10 herë më shumë se çdo lloj aplikacioni apo pajisjeje tjetër me ekran. Kjo do të thotë se nëse një i ri rri 10 orë në ekranë, 9 orë përdor vetëm rrjete sociale.

Këto janë përfundime të ngjashme me ato të hulumtimit të brendshëm të Facebook-ut të zbuluar nga Wall Street Journal disa muaj më parë. Ky hulumtim nxori në pah një lidhje midis qëndrimit në Instagram, depresionit dhe ndjenjës së inferioritetit, sidomos te vajzat.

Një përpjekje e frytshme për të ndalur fëmijët që të përdorin shumë gjatë rrjetet sociale, është kufizimi përmes aplikacioneve. Ekzistojnë në app Store dhe në play store, aplikacione si Family Link dhe të tjera që kufizojnë kohën e qëndrimit. Edhe Focus Mode është një prej tyre.

Në çdo celular Android gjendet Focus Mode dhe ai nëse aktivizohet mbyll njoftimet për intervale kohore të paracaktuara.

Po ashtu për fëmijët që janë nën 18 vjeç mund të shkarkoni aplikacione që kontrollojnë përdorimin e telefonit prej tyre, kohën e qëndrimit me të, zonat ku qarkullon dhe historikun që ndjek. Juve ju duhet të reviziononi telefonat dhe të bllokoni materiale të papërshtatshme dhe të vini moshë kufizuese në play Store, YouTube, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here