6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KËSHILLA Shkaku i papritur i pagjumësisë fshihet në dollapin tuaj

Shkaku i papritur i pagjumësisë fshihet në dollapin tuaj

Nëse rrotulloheni në shtrat gjatë gjithë natës dhe nuk mund të flini fare, ndryshoni këto!


Keni probleme me gjumin, zgjoheni shpesh apo vuani nga pagjumësia?

Ne vazhdimisht dëgjojmë nga ekspertët se si gjërat që i konsumojmë, si ushqimi apo suplementet, ndikojnë në gjumin. Por ndoshta nuk e keni ditur se ajo që veshim në trup mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit!

Pizhamet dhe këmishët e natës janë një faktor i madh në mënyrën se si ne flemë, mirëpo nëse ato janë bërë nga materiali i gabuar, mund të shkaktojnë pagjumësi ose zgjim gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Mjekja Nishi Bhopal, eksperte e gjumit, shprehet se ka materiale që ulin shanset për një gjumë të mirë, e gjitha kjo për shkak të mënyrës se si ato ndikojnë në temperaturën e trupit.

“Materialet natyrale do t’i përshtaten shumicës së njerëzve. Pambuku, liri dhe leshi lehtësojnë djersitjen dhe e lënë lëkurën të marrë frymë. Kjo na lejon të ndihemi të freskët kur është vapë gjatë natës dhe të mos zgjohemi për shkak të vapës”, tha ajo.

Kur përgatitemi për gjumë, trupi do ta ulë temperaturën për disa gradë, ndaj është e rëndësishme që të mos “vlojmë” gjatë natës sepse do të prishet ekuilibri. Materialet që janë shumë të nxehta ose pjesët e rrobave të gjumit që shtrëngohen, do të shkaktojnë djersitje dhe do të rrezikojnë cilësinë e gjumit.

Pra, kurrsesi mos flini me pizhame apo me këmishë nate prej materialesh sintetike. Dhe nëse këmbët tuaja janë të ftohta gjatë natës, çorapet që vishni mund të kenë një kundër-efekt pas disa orësh gjumë.

“Shumë njerëz kanë çorape të ngrohta që u lejojnë të bien në gjumë më shpejt, veçanërisht nëse flenë në një dhomë me dikë që fryn më shumë erë dhe ftohtë. Më pas përpiquni t’i tërhiqni çorapet vetëm deri në gjysmën e këmbëve. Kjo do t’ju ngrohë këmbët, ndërsa nëse e keni nxehtë gjatë natës, me disa lëvizje të lehta të këmbëve, do t’i hiqni ato dhe do të vazhdoni të flini të qetë”, tha Bhopal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments