Alzheimeri është sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh fillon me humbje të lehtë të kujtesës dhe mund përkeqësohet duke shkaktuar paaftësi në të menduar, paaftësi për të kujtuar dhe për të folur.

Ende nuk dihet se cili është shkaku dhe se çfarë e rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes. Por mosha, trashëgimia, mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës, mund të jenë disa nga faktorët që ndikojnë.

Ekspertët thonë se regjimi ushqimor mesdhetar mund të ndihmojë për mbrojtje nga kjo sëmundje.

Ushqimet e tilla përfshijnë konsumin e drithërave, frutave, perimeve, barishteve, erëzave dhe yndyrave të shëndetshme, ndër to vaji i ullirit.

Gjithashtu, nevojitet konsumimi i ushqimeve të detit minimalisht dy herë në javë.

Rekomandohet konsumimi i qumështit, vezëve dhe mishit të shpendëve. Mishi i kuq dhe ëmbëlsirat mund të konsumohen vetëm në raste të rralla.

Një zgjedhje që shërben për mbrojtjen e shëndetit të trurit janë gjithashtu edhe disa lloje pijesh. Ato përbëhen nga një kombinim i frutave, qumështit ose kosit dhe proteinave që gjenden te drithërat, farat e madje edhe te perimet.

Frutat ofrojnë një ëmbëlsi natyrale, ndërsa qumështi ose kosi e bëjnë pijen më kremoze.

Proteinat shërbejnë për të mbajtur njerëzit të ngopur më gjatë, drithërat shtojnë fibra dhe perimet vitamina e minerale. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here