Për disa ditë çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar.

Fenomeni natyror në fshatin Dinosë është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta shikojnë atë.

Uji bie nga pjesa e sipërme e trungut të pemës përmes zgavrës së saj. Kjo gjë ndodh vetëm për një ose dy ditë, pas shkrirjes së borës ose pas reshjeve të mëdha.

Presioni e detyron ujin të ngrihet deri lartë në trungun e pemës e më pas të zbrazët përmes zgavrës së krijuar./ BBC/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here