6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KULTURË Gratë me veshje folklorike nga Krusheva, (sot Maqedonia e Veriut) fillimi i...

Gratë me veshje folklorike nga Krusheva, (sot Maqedonia e Veriut) fillimi i shekullit të 20-të

“Moj Krushevë e bukur edhe e bekuar ,
Gjyshërit tanë të lumtur , të kanë themeluar !
Si ishe dikur dhe n’ çfarë derexhe je –
Sot asnjë shqiptar , për ilaç , nuk e ke !
Një pjesë shumë e madhe u asimiluan ,
Të tjerët , masovikisht , n’ dhe t’ huaj emigruan !
Në vende të ndryshme , për t’ jetuar mbetën ,
Dhe kockat e tyre , atje iu tretën!” – Prof. Dr. Reshat Nexhipi – Manstir
“Krusheva përmendet për herë të parë në burime historike në vitin 1467, si një fshat brenda pronës së Hysein Beut. Në fund të shekullit XVIII, Krusheva ishte prone e Qerim Beut nga Ohri, të cilit popullsia e Krushevës i paguante taksa deri në vitin 1847.
Krusheva, si një vendbanim i zhvilluar përmendet në kapërcyellin mes shekujve XVIII dhe XIX. Lagjet e para të qytetit formohen pasi në Krushevë vendoset popullsia shqiptare ortodokse dhe ajo vllahe nga qyteti i Voskopojës përgjatë periudhës ndërmjet viteve 1769 dhe 1788. Gjatë kësaj kohe formohen “Lagja e shqiptarëve” dhe “Lagja e vllahëve”.

Që nga viti 1812 e deri më 1821 në Krushevë vjen vala e dytë e popullsisë së Voskopojës të cilët për një kohë ishin strehuar në Malin Gramoz dhe themelojnë Lagjen Strunga. Pothuaj në të njëjtën kohë, Krusheva popullohet edhe nga një numër i konsiderueshëm blegtorësh nga fshatrat Galiçnik, Lazaropole, Tresanqë, Gajre dhe të tjerë dhe themelojnë “Lagjen e mijakëve”.”

Ref: Peoples of All Nations: Their Life Today and Story of Their Past – J. A. Hammerton

duameshumeshqiperine #usalbaniansociety #albania #jamshqiptar #shqiptar #shqiptaretneusa🇺🇸🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive?

Hulumtimi i ri ka zbuluar se pak më shumë se një e treta e njerëzve kontrollojnë mushkëritë e tyre kur duhet ta...

Recent Comments