6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home SHKENCË/TECH Nëndetësja luksoze që mund të transportojë nëntë pasagjerë deri në 200 metra...

Nëndetësja luksoze që mund të transportojë nëntë pasagjerë deri në 200 metra nën ujë – me pamje të jashtëzakonshme për të gjithë

Nga makinat fluturuese te superjahtet, shumë mënyra futuristike të transportit janë zbuluar vitet e fundit.

Dhe në këtë drejtim, së fundmi është zbuluar anija më e fundit inovative, në formën e një nëndetëse luksoze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëndetësja, e quajtur U-Boat Worx Nexus Series, mund të transportojë nëntë pasagjerë deri në 200 metra nën ujë.

Ajo përmban një dritare të madhe vëzhgimi në formë veze dhe ulëset, të cilat sigurojnë që të nëntë pasagjerët të kenë një pamje të jashtëzakonshme.

Nëndetësja përmban 900-914 litra hapësirë të brendshme për të rritur dhe mund t’i vendosë vendet e saj në konfigurime të ndryshme, me një maksimum prej nëntë personash.

Në të dy anët e pilotit, janë të disponueshme tri ulëse me madhësi të plotë për të rriturit, ndërsa piloti ka një vend fiks në qendër.

Përndryshe, ulëset mund të riorganizohen për të akomoduar një pilot, gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, për gjithsej nëntë pasagjerë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments