6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Luke Gjon Palaj, heroina e bjeshkëve të Dukagjinit që vuajti 18 vite...

Luke Gjon Palaj, heroina e bjeshkëve të Dukagjinit që vuajti 18 vite burg

NGA: CAF JONUZ ÇULAJ

Kur shkruhet për historinë dhe traditat e një vendi apo fshati, ma shumë përmenden burrat se gratë. E pra njerëzimi ndahet në dysh, gjysma meshkuj e gjysma femra. Kësisoj gjithçka ashtë në harmoni dhe varet si e interpretojmë. Varet si e vlerësojmë gruan. Historia e popullit tonë njeh shumë shembuj, ku gratë e vajzat, nuk mbeten prapa burrave e shumë herë me aftësi të plota, janë në udhëheqje.

Çdo krahinë ka shembujt e vetë. Ky shkrim i kushtohet njanës prej tyre, ajo quhet Luke Gjon Palaj. Nuk asht qytetare e nuk ka shkollë, por asht burrneshë e hyni në histori. Në gjysmën e dytë të këtij shekulli, regjimi komunist ekzekutoi dhe dënoi qindra gra dhe vajza. Kjo sepse ato ishin kundërshtare të atij regjimi, ose e pësuan për shkak të burrave, vëllezërve, apo djemve të tyre të dënuem.

Lukja, ka lind në Xhan të Pultit, në Dukagjin dhe sot i asht mjaft e moçme. Sot sigurisht në fytyrën e saj ka shumë rrudha dhe sa rrudha janë, aq halle dhe vuajtje tregohen. Edhe pse e moshueme, ajo nuk e ka forcën fizike të rinisë, por kujtesën e ka të fortë. Streha për kundërshtarët politikë të komunizmit, pas 1944 ishin malet. Atje mbijetuan me dhjetëra burra në kushte homerike edhe në saj të njerëzve.

U formuan çeta antikomuniste kudo. Në Dukagjin ato kryesoheshin nga Gjon Dostanishta. Në to bënte pjesë dhe Lazër Pali, që ishte kunati i Luke Gjon Palajt. Ai printe çetën e tij dhe gjithmonë e nxirrte nga rreziku. Kalon disa vjet në kushte ilegaliteti të plotë. Regjimi, kërkonte ta kapte, por nuk mundte. Dhjetor i vitit 1952, Dukagjini ishte i mbulue nga bora. Për të gjithë ishte e vështirë e sidomos për ato, që rrinin e flinin maleve. Nuk do mund të qëndronin, nëse nuk do kishin ndihmën e dikujt. Çetës së Gjonit, i ishte mbarue buka.

Shpresa ishte te Lazri. Në kushtet e një bore të dendur, ai shkon tek shtëpia e kunatës dhe furnizohet me ushqime. Por po zbardhte dhe ai e kuptoi, që shtëpia përdhese e saj, ishte e rrethuar. Mbasi u mendua pak ai bashkë me Luken, u menduan me ça rrethimin. Në një moment u trokiti në derë, kryetari i këshillit dhe i tha asaj, nëse kishte njerëz brenda. Ajo, pa u mendua fare i tha jo, 5-6 ushtarë të forcave të ndjekjes, tentojnë me u futë brenda. Por Lazri zbrazi automatikun dhe pasi vrau gjysmën e plagosi pjesën tjetër, ata çajnë rrethimin. Sërish kalojnë dhe një pritë të dytë.

Lukja e vetme në shtëpi, merret në pyetje nga oficerët e Sigurimit të Shtetit. Ajo me zgjuarsinë dhe burrninë e saj, nuk pranonte, që në shtëpi të kishte njerëz, përndryshe ushtarët do të kishin ranë në përleshje të armatosun. Por ky justifikim nuk pranohet dhe atë e arrestojnë dhe e çojnë në fshatin Mes, ku do ta merrte në pyetje, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Kolonel Hilmi Seiti. Ai që në fjalët e para i thotë, që: në plumb do të përfundosh, se kështu e meriton. Ndërsa ajo i përgjigjet se jeta e saj s’ka ma rëndësi, pasi Lazri kishte shpëtue. Luke Gjon Palaj u dënua me 18 vjet burg. Kreu 12 vjet dhe në vijim, shkoi në internim në Lushnje dhe Vlorë. Ajo, nuk o la gjë mangët, maleve të saj, sepse qëndroi e palëkundur. /Memorie.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments