Portali më i madh për çështje hebreje në botë, AISH.com, publikon një shkrim të Qendrës së Studimeve të Holokaustit në Izrael, ku shorehet një ndjenjë e thellë respekti dhe mirënjohjeje për shqiptarët që kanë shëtuar nga Holokausti familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqipëria, i vetmi vend me shumicë muslimane në Evropë, ishte gjithashtu i vetmi komb evropian që shpëtoi nga Holokausti një numër të madh të popullit hebre”, vlerëson Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një hebre në Shqipëri kishte gjasa për të shpëtuar të paktën dhjetë herë më shumë se sa në qendrat më të mëdha hebraike, si Lituania ose Polonia. Shqiptarët gjithashtu shpëtuan qindra refugjatë hebrenj që u strehuan në këtë vend nga Gjermania, Austria, Greqia dhe nga vende të tjera”, thuhet më tutjë në shkrim.

Sipas historianit Eliezer Papo, profesor në Universitetin “Ben Gurion” në Izrael, të cilit i referohet AISH, shqiptarët i morën nën mbrojtje hebrenjtë, sidomos gratë e fëmijët, duke respektuar vlerat e kodeve të tyre kombëtare, Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Besës shqiptare.

Shkrimi përmban edhe fragmente nga tregime e histori të shumta të strehimit dhe mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri. Aty thuhet se në Shqipëri ka pasur shumë histori të tilla, disa prej të cilave nuk janë treguar kurrë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

“Për vite të tëra, këto dhe histori të tjera përheroizmat e shqiptarëve mbetën të patreguara. Gjatë periudhës së gjatë të diktaturës komuniste, shumë shqiptarë e konsideronin me rrezik ë flisnin për aktet e tyre gjatë periudhës së luftës”, thuhet në shkrimin e publikuar nga AISH dhe shtohet se sot “po bëhen të njohura jithnjë e më shumë detaje rreth shqiptarëve që i shpëtuan hebrenjtë”.

Në shkrim kujtohen historitë e bashkëshortëve Vesel e Fatime Veseli nga Kruja dhe të familjes së Nuro Hoxhës nga Vlora, të cilat strehuan dhe i mbrojtën disa familja hebreje gjatë luftës.

“Historianët dhe hulumtuesit vazhdojnë të sjellin tregime mahnitëse të shqiptarëve myslimanë që ndihmuan dhe strehuan hebrenj. Sipas fjalëve të Yad Vashem, ‘Shqiptarët bënin të pamundurën për të ofruar ndihmë, madje ata edhe garonin me njëri-tjetrin për nderin e shpëtimit të hebrenjve. Këto akte burojnë nga dhembshuria, nga dashamirësia dhe nga dëshira për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë, qofshin ata edhe të një besimi apo një origjine tjetër”, thuhet në shkrim

Në mbyllje, thuhet se heroizmat e shqiptarëve me hebrenj sot kujtohen dhe nderohen nga populli hebre.

“Sot në Jerusalem rriten 75 pemë, secila prej tyre është mbëltuar në shenjë përkujtimi ndaj një heroi shqiptar, të cilët janë shpallur Mbrojtës të popujve”,.

(Rama Muçolli)


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here