6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA SHBA jep alarmin: Virus misterioz te fëmijët, vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim i...

SHBA jep alarmin: Virus misterioz te fëmijët, vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim i mëlçisë

Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.

Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit.

Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider.

Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. Raportohet se disa fëmijë vuajnë nga dështimi akut i mëlçisë dhe se “një numër i vogël kishte nevojë për transplant”.

Ekspertët besojnë se Adenovirusi 41, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, është përgjegjës për këtë sëmundje të mëlçisë. Adenoviruset mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes, ndaj larja e duarve ka rëndësi të madhe edhe në këtë rast, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej se ky virus shkakton hepatit tek fëmijët e shëndetshëm. Adenovirusi 41 shpesh shkakton gastroenterit akut tek fëmijët me simptoma që përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Vlen të theksohet se deri më nuk ka asnjë trajtim për këtë sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments