Japodët, ishin fis ilir që banonte në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis iliro-kelt. Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjithë mbrojtësit e tij. Gratë me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që digjte qytetin. Në shkrimet e Strabonit për Japodët thuhet “…armët i kanë kelte, tatuazhin njejtë si ilirët e tjerë dhe thrakët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here