6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Po ju qenki bolshevikë,- thanë ballistët,- prandaj do t’u djegim si minj”…

Po ju qenki bolshevikë,- thanë ballistët,- prandaj do t’u djegim si minj”…

Nga Ismail Kërçiku
Nuri Kërçiku
Në një ditë, ballistët vranë 11 fshatarë në Selenicë të Kolonjës pasi nuk pranuan të bashkoheshin me ta dhe pushtuesin gjerman.
Dimri i vitit 1943 shënoi një masakër të rëndë të forcave pushtuese që bashkë me ballistët vendas, masakruan njerëz të pafajshëm në Selenicën e Poshtme të Kolonjës. Masakra nisi në 29 nëntor e vazhdoi gjatë… Në këtë masakër monstruoze është derdhur gjaku i 11 njerëzve të pafajshëm. Dhe kishte një arsye: se ky fshat nuk pranoi të lidhej me ballistët po u lidh me çlirimtaren dhe dërgoi në mal vullnetarësh 34 partizanë e partizane të moshave të ndryshme. Dhe gjithë familjet e fshatit hapën zemrat e dyert e shtëpive për strehimin, ushqimin e veshmbathjen e partizaneve duke ndihmuar me ato mundësi qe kishin. Aty në Selenicë të Pishës, si një vend i fshehur mes pyllit, larg rrugëve vinin shpesh partizanët; të batalioneve “Hakmarrje”, “Tomori” e “Skënder Çaçi”, aty mjediset e shkollës u kthyen në rrobaqepësi, e infermjeri, ndërsa te xhamia e vjetër ruheshin ushqimet, veshmbathjet dhe armatimet për partizanët. Sepse ballistët i përzuri fshati se ata nuk shikonin të luftonin për çlirimin e vendit, po shikonin nga qymezët e pulave dhe nga ndonjë kockë që u hidhnin fashistët e nazistët. Prandaj krerët e Ballit Kombëtar, e shikonin me urrejtje Selenicën pse u lidh aq ngushtë me partizanët. Shkuan disa here ne ketë fshat, biseduan me pleqtë, por këta “kokëfortë” u thanë: Mos u dukni më këtu, se ne e kemi gjetur rrugën tonë dhe nuk i tradhtojmë idealet e partizanëve… Po ju qenki bolshevikë,- thanë ballistët,- prandaj do t’u djegim si minj”… Dhe ballistët vetëm për këtë e mbanin fjalën: Po të thoshin do të vrasim e do të djegim fshatin e bënin pa një pa dy… Në fillim bënë një sulm me fjalë kundër familjeve që kishin djemtë partizanë e që strehonin partizanë. E pas fjalëve vinin plumbat. Në fund të tetorit 1943, Safet Butka dërgoi 100 ballistë kundër Selenicës së Pishës, po ikën me bisht në shale, se u gjendën përballë qëndresës së çetës partizane… Hodhën pushkët dhe ja mbathën me të katra trimat e ballit, që të shpëtonin kokën.
HAKMARRJA
Po si mund ta harronte Safeti me shokët e ballit këtë turpërim që iu bë në Selenicën e Pishës…. Dhe më 28 nëntor pasi u informuan për largimin e Batalionit Hakmarrje nga Selenica dhe pas mitingut që u organizua në Ersekë, me rastin e Ditës së Flamurit, shfrytëzuan rastin dhe më 29 nëntor sulmuan fshatin tinëz e befasisht, siç sulmojnë ujqërit prenë e tyre. Dhe me shumë kënaqësi vranë djem e gra, pleq e plaka në mënyrën më barbare.
I di emrat e atyre që vranë ballistët në Selenicë të Pishës ? Po s’i nuk i di po ti themi ne: Tre djem i kapën në befasi në Kodrën e Lukeshtës, i lidhën, dy i vranë, Fiqiri Kason e Hajredin Çaushin, njëri shpëtoi.. .Tre gra të familjes Seriani: Sabrien, Habiben e Nazmien me djalin dyvjeçar e shtatzënë, i masakruan… Një familje e tërë mbeti pa gra… 11 pleq i lidhën, i hoqën zvarrë dhe i çuan në varreza për t’i pushkatuar… Por në ato çaste u dëgjua krisma e një pushke dhe zëra se po vinin partizanët dhe ballistët ja mbathën prapë nga sytë këmbët si ujqërit që tmerrohen nga krismat dhe zjarri. Mbetën 11 të vrarë të tjerë të plagosur dhe shtëpi të shkrumbuara. U dogjën plotësisht mbi 2/3 e shtëpive… te fshatit dhe fshatarët në acarin e dimrit nuk kishin ku te fusnin kokën… Pas asaj tragjedie njerëzit kërkonin të afërmit. Nuk kishte dhembje më të madhe… Kastriot Damani kërkonte babanë… I thërriste me emër, por asnjë përgjigje… Kur e pa babanë përtej përroit, me njË bukë nen sqetull qe e kishte marrë pËr t’ua sjellë fëmijëve ne pyll, të mbytur në gjak… Tri gratë dhe djali i vogël i masakruar dergjeshin para derës së xhamisë…
Po prapë e mbajtën “besën” e dhënë ballistët. Nuk e harruan Selenicën e Pishës këtë vatër të Luftës. Fshatarët s’kishin ku te jetonim dhe u larguam ne zonat e çliruara te Përmetit, te Skraparit e Kolonjës dhe u kthyen pas 3 muajsh.
VAZHDOI MË TEJ HAKMARRJA
Në janarin e vitit 1944, u kapen ne befasi 5 te rinj: Muharremi, Xhelali e Xhafer Hymeti si dhe Faik e Doko Dokon që ruanin atë pak pasuri të fshatit qe kishte ngelur pa u djegur, i lidhen dhe, ne acarin e dimrit i nisen ne këmba te shoqëruar nga kriminele duke bere 10 orë rrugë dhe i plasën ne burgun e Korçës. Mbasi i torturuan për një muaj, në shkurtin e vitit 1944, i pushkatuan ne ambIentet e burgut dhe pastaj e nxorrën jashte per t’i parë e për t’i futur frikën popullit te Korçës. Më 20 qershor krerët e ballit prapë nuk e kishin harruar Selenicen e Pishës… Nisen forca të kryesuara nga Osman Kaduçi. Gjatë luftimeve u vranë 6 partizanë, por ballistët morën nje mësim te mire. Lanë kockat rreth 30 ballistë dhe shumica e tyre u kapen si minjtë neper shkurret e shpellat e fshatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments